United Hospital

Qentë endacakë kthehen në ankth për qytetarët e Gjilanit, kërkohet reagim urgjent nga komuna

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prania e shtuar e qenve endacakë në rrugët dhe hapësirat publike të qytetit po shndërrohet në një problem serioz për sigurinë e qytetarëve. Në shumë zona, sidomos në qendër, qytetarët raportojnë për raste të shpeshta frike dhe pasigurie, duke e përshkruar situatën si një “ankth të përditshëm” për çdo kalimtar.

Banorët theksojnë se lëvizja në rrugë, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, është bërë gjithnjë e më e rrezikshme, ndërsa shqetësimi më i madh lidhet me sigurinë e fëmijëve dhe nxënësve.

Sipas tyre, janë shënuar raste të sulmeve ndaj të miturve, të cilët gjatë rrugës për në shkollë janë përballur me qen endacakë agresivë.

Pavarësisht kësaj situate të përsëritur, qytetarët shprehen të zhgënjyer me mungesën e veprimeve konkrete nga institucionet lokale. Ata kërkojnë që Alban Hyseni dhe Komuna e Gjilanit të ndërmarrin masa urgjente për menaxhimin e qenve endacakë dhe rikthimin e sigurisë në hapësirat publike.

HW

Sipas tyre, gjendja aktuale nuk mund të tolerohet më, pasi frika dhe pasiguria po ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve. Ata theksojnë se është momenti i fundit që institucionet të reflektojnë dhe të veprojnë, para se situata të përkeqësohet edhe më tej.

Ekspertë të fushës së sigurisë dhe mjedisit theksojnë se menaxhimi i qenve endacakë kërkon një qasje të strukturuar dhe afatgjatë, që përfshin trajtimin, sterilizimin dhe kontrollin institucional, në mënyrë që të parandalohet rreziku për qytetarët dhe të garantohet siguri publike.

Ndërkohë, qytetarët mbeten në pritje të një reagimi konkret, duke shpresuar që ky problem të mos vazhdojë të mbetet një ndër shqetësimet më të mëdha në qytet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.