Mobi Casa

Qentë endacak rrezikojnë jetën e qytetarëve, Alban Hyseni në gjumë dimëror

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ka kohë që po reagojmë për rrezikun nga qenët endacakë, por me sa duket kryetari i Gjilanit ka rënë në gjumë dimëror ka shkruar Kushtrim Kadriu.

Sonte isha në emergjencë për një vizitë dhe aty hasa një vajzë të re, e cila po merrte ndihmë mjekësore pasiqë ishte sulmuar keqas nga qenët endacakë. Për fatin e saj, ajo kishte shpëtuar nga më e keqja falë ndihmës së një të rrituri që kishte qëlluar aty pranë. Plagët dhe shqetësimi i madh i vëreheshin dukshëm.

Eco Higjiena

Kryetar, kur e keni në plan të bëni diç në këtë drejtim, apo do të prisni derisa dikush ta paguajë me jetë këtë neglizhencë tuajën? Veproni dhe mos u frikësoni prej shoqatave të cilat e vënë jetën e qenve para jetës së njerëzve. Veproni, nëse jo, duhet lejuar qytetarët të pajisen me armë dhe kështu ta mbrojnë veten ka shkruar asamblisti Kushtrim Kadriu./rajonipress/