UBT

Qentë endacak dhe prerja e pyjeve shqetësojnë kreun e Vitisë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi duke folur për gjendjen e sigurisë tha se ajo vazhdon të jetë e qetë dhe stabile megjithatë ai përmendi disa raste që çojnë në pasigurinë e përgjithshme të qytetarëve si të qenve endacak, ku në veçanti janë të rrezikuar fëmijët, por përmendi edhe rastet e tjera si të prerjes ilegale të pyjeve.

Në mbledhjen e së premtes të Këshillit Komunal për Siguri në bashkësi është biseduar për çështjet e ndryshme që ndërlidhën me sigurinë e përgjithshme, por me theks të veçantë është biseduar për fenomenin e prerjes ilegale të pyjeve dhe zjarrëvënies.

Gjatë këtij takimi janë paraqitur edhe disa nga arsyet që çojnë në degradimin e pyjeve si kërcënimi i rojtarëve të pyjeve, mungesa e planeve konkrete për parandalimin e kësaj dukurie si mos ndëshkimi i prerësve ilegal nga mekanizmi gjyqësorë.

Në mbledhjen e sotme të KKSB-së gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë është cilësuar si e qetë dhe stabile .Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi duke folur për gjendjen e sigurisë tha se ajo vazhdon të jetë e qetë dhe stabile megjithatë ai përmendi disa raste që çojnë në pasigurinë e përgjithshme të qytetarëve si të qenve endacak ku në veçanti janë të rrezikuar fëmijët, por përmendi edhe rastet e tjera si të prerjes ilegale të pyjeve.

Për të gjitha këto Arifi kërkon që qytetarët dhe mekanizmat të bashkëpunojnë ngushtë për mirëqenien e përgjithshme. “ Në disa segmente duhet të merren veprime të shpejta, ndërsa edhe ne si këshillë duhet të shfrytëzojmë autoritetin tonë dhe të kontribuojmë në gjendjen e sigurisë dhe atë sidomos për fëmijët tanë” u shpreh Arifi.

Mobi Casa

Ndërsa Komandanti i Stacionit Policor në Viti Remzi Ademi i njoftojë anëtarët e këtij këshillit rreth gjendjes së sigurisë . Ai tha se Policia e Kosovës në Viti ka marrë veprime për problemet që i ka zbuluar PK-ja ose që janë paraqitur nga qytetarët.

Sipas Ademit një problem i theksuar kanë qenë vjedhjet në fshatrat e ndryshme dhe në Kisha duke e njoftuar këshillin se autorët e këtyre rasteve janë hetuar, zbuluar dhe arrestuar.

Gjithashtu ai përmendi se ata kanë marrë edhe masa konkrete për lirimin e trotuareve nga veturat, por shtoi se megjithatë kjo dukuri nuk është zhdukur. “Ne kemi marrë hapa konkret me plan veprimit ku i kemi dhënë një prioritet lirimin e trotuareve nga makinat, si rezultat i këtyre veprimeve edhe ju jeni dëshmitarë i një pasqyre tjetër në komunën e Vitisë , trotuaret janë të liruar në shumicën e kohës, nuk mund të them se e kemi eliminuar këtë problem , por ajo është zvogëluar dukshëm.” u shpreh Ademi.

Gjatë këtij takim të këshillit është diskutuar edhe për çështjet e tjera që ndërlidhën me sigurinë e përgjithshme, si përdorimin e narkotikëve, vjedhjeve, prerjes ilegale të pyjeve, zjarrëvënies etj./rajonipress/