Uji Dea

Qëndrimi i “Vatrës” me rrjedhën dhe rezultatin e bisedimeve Kosovë-Serbi

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Shqiptarët e Kosovës Lindore përveç diskriminimit të vazhdueshëm që u janë nënshtruar para, por edhe pas përfundimi të luftës në mes UÇPMB-së dhe forcave ushtarake policore serbe, këto ditë u janë nënshtruar një presioni shtesë, shkaku i bisedimeve mes dy shteteve.

Vatra, shumë herë ka tërhequr vërejtjen te të gjithë faktorët relevant gjithandej për situatën e krijuar në Luginë, mirëpo nga të gjithë kemi marrë vetëm përkrahje morale. Për koincidencë nga e 1913 deri më 2013, kurrë nuk na u nda gazepi.

Sigurisht e dini, por po ua rikujtojë se ne asnjëherë, e ritheksoj, asnjëherë, me mundësit që kishim, nuk kemi bërë sehir kur Atdheu ishte në rrezik. Kujtoni vitet e vështira, por krenare të 80’ e-ta- 90’-ta, ne ishim kudo ku ishin vëllezërit tanë, në demonstrata, në aktivitete ilegale, në burgje, solidarizim, organizime kulturore-sportive, ndihmë në ushqime, veshmbathje, ndihma financiare, në armatim, pjesëmarrje aktive në luftë, bartjen e të plagosurve përmes territorit të Luginës, sigurimin dhe gjetjen e rrugëve alternative për kalim kufiri të politikanëve me emër të ditëve të sotme, e luftëtarëve të atdheut etj. etj.

Kur merret parasysh edhe lufta e UÇPMB-së e gjaku i atyre dëshmorëve, dhe shumë sakrifica tjera të popullit, por edhe e drejta legjitime për bashkim, habitemi si në bisedimet e sotshme Kosovë-Serbi, nuk u kushtëzua që edhe kjo pjesë të përfshihet në dialog. Madje, atëherë kur popujt e Evropës dhe të tjerët qarkullojnë lirshëm , neve, shqiptarëve të Kosovës Lindore na është kufizuar e drejta e lëvizjes së lirë duke na gjobitur me taksa doganore dhe janë vënë barriera tjera që po pengojnë lëvizjen e lirë dhe po e rëndojnë jetën e qytetarëve tanë atje thuhet në reagimin e Vatrës.

GRANDEMALL

Përgjegjësinë për këtë e mbanë Bashkimi Evropian sikurse edhe të gjithë faktorët relevant vendor, sepse deri sa Evropa të merr vendime në dëm të popullit shqiptar, e duke privilegjuar shtetin që kurrë nuk u ngop së uzurpuari me tokat tona, këtu qetësi nuk do të ketë! Prandaj, kërkojmë nga kryeministri i Kosovës të bëjë gjithçka që është e mundur, të mos e harroj këtë pjesë të territorit, dhe askush të mos pretendojë, e sidomos Serbia, se problemi i Kosovës Lindore do të mbyllet me disa premtime për disa të drejta të avancuara në arsim, shëndetësi, hapjen e një fakulteti, njohje të diplomave e disa të drejta minore që do të pranoheshin edhe në shtetet që nuk kanë demokraci të zhvilluar.

Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar, kur populli kërkon zgjidhje, edhe liderët e Kosovës Lindore do të duhej të bënin diçka, e më e pakta që mund dhe duhet të bëjnë do të ishte ngrirja momentale e bashkëpunimit me institucionet Qendrore të Qeverisë së Serbisë me mundësinë e largimit edhe nga ato lokale.

Ne mendojmë se do të jetë i mangët pajtimi Kosovë – Serbi pa zgjidhjen e çështjes së Luginës, ngase moszgjidhja e këtij problemi do të ishte një bombë e kurdisur në mes të Ballkanit, që askush nuk do të di kur mund të aktivizohet.
Por, të nderuar pjesëmarrës, ne nuk do të ndalemi së vepruari me të gjitha mjetet e mundshme deri në fitore, por le të dihet edhe kjo se: Demarkacionin e kufijve të trojeve etnike e kemi shënuar me gjakun e të rënëve në të gjitha kohërat, andaj këtu nuk ka kompromis thuhet në reagimin e Vatrës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.