UBT

Qëndrimi i NISMËS në interes të qytetarëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Krerët e NISMËS thonë se qëndrimi që po mban kjo parti në raport me situatën politike është në interes të qytetarëve të Kosovës, me qëllim të ndryshimit të qeverisjes. Kryetari i NISMËS, Fatmir Limaj dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të këtij subjekti politik, Jakup Krasniqi i kanë thënë se qëndrimi i Nismës karshi situatës politike të krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit, është në interes të qytetarëve të Kosovës me qëllim të ndryshimit të qeverisjes.

NISMA për Kosovën sot ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës me kryetarët e këshillave të degëve nëpër komuna, thuhet në një komunikatë për media.

Në këtë mbledhje është diskutuar për situatën politik në vend, për qëndrimin e NISMËS për Kosovën karshi situatës së krijuar dhe për projektet e ardhshme të subjektit NISMA për Kosovën.

Hidromorava

Limaj dhe Krasniqi i kanë njoftuar kryetarët e këshillave të degëve të Nismës, për zhvillimet politike në vend”.

Qëndrimi që po mban NISMA për Kosovën në këtë fazë politike të vendit, mori mbështetje edhe në këtë takim, ku sipas kryetarëve të këshillave të NISMËS, qëndrimi që është duke mbajtur NIISMA për Kosovën, është në interes të qytetarëve të Kosovës, dhe që ka vetëm një qëllim, ndryshimin e kësaj qeverisje, thuhet në njoftim.

Mbledhjen me kryetarët e këshillave të NISMËS për Kosovën nëpër komuna, e mbizotëroi debati për situatën e rëndë në vend, poashtu temë e rendit të ditës ishte edhe riorganizimin nëpër këshillat e NISMËS, me qëllim të një funksionimi sa më të mirë të projekteve të ardhshme politike, të cilat do të realizoi NISMA për Kosovën. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.