RCCOLA

Qëndrim Gashi: Muharrem Nitaj shikoje kredibilitetin e rektorit falsifikator

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Qëndrim Gashi i ka bërë thirrje Muharrm Nitajt ta shikojë kredibilitetin akademik të Rektorit Ibrahim Gashi para se të merret me akuza ndaj atyre që po i denoncojnë publikisht parregullsitë në UP. Sipas profesorit të Matematikës, kredibiliteti i UP’së e dëmtojnë veprimet e kundërligjshme.

Profesori i UP’së, Qëndrim Gashi ka reaguar pas deklaratave të Kryetarit të Këshillit Drejtues të UP’së, Muharrem Nitajt, i cili ka thënë për Express se është i shqetësuar me sulmet e paargumentuara nga disa njerëz të UP’së.

Qëndrim Gashi, është njëri prej profesorëve të UP’së, i cili pati kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e Rektorit për shkak se ai ishte avancuar në gradë akademike duke prezantuar një punim, i cili është publikuar në një revistë fiktive.

“Udhëheqjen e tij nuk e meriton komuniteti ynë akademik e aq më pak shoqëria jonë. Nëse nuk jep dorëheqje, atëherë strukturat e UP-së duhet ta largojë ‘pionierin’ e mashtrimit në UP”, kishte shkruar Qendrim Gashi n tetor të këtij viti.

Gashi i ka bërë thirrje Kryetarit të KD’së, Muharrem Nitaj që të marrë masa ndaj Rektorit Ibrahim Gashi e jo ndaj atyre që denoncojnë publikisht.

“Tragjike se si z. Nitaj nuk fillon ta shikojë kredibilitetin akademik të Rektorit që e ka zgjedhur ai”, ka shkruar Qëndrim Gashi në Facebook.

“Kryetari i Këshillit Drejtues të UP-së ka thënë, sipas Expressit, se “Këshill Drejtues, është i shqetësuar për disa shpifje dhe sulme të paargumentuara ndaj Universitetit, që sipas tij, po bëhen edhe nga njerëz që janë pjesë e UP-së, e që kanë të kaluar të dyshimtë akademike”, ka shtuar ai.

Mobi Casa

Profesori i Matematikës në UP ka shkuar edhe të tej duke i thënë Muharrem Nitajt se reputacionin e UP’së nuk e dëmtojnë ata që denoncojnë, por ata që bëjnë vepra të kundërligjshme.

“Për më shumë, reputacionin e UP-së e dëmtojnë ata që bëjnë vepra kundërligjore dhe joetike, dhe ata që kanë pasur përgjegjësi e njohuri por që nuk kanë marrë masa ndaj atyre, e jo ata që guxojnë të denoncojnë institucionalisht dhe publikisht”

Edhe Nitaj, por edhe Rektori Gashi janë shfajësuar për regjistrimet në UP më listat që kanë ardhur nga shoqatat e luftës.

Edhe për këtë ka përgjigje Gashi.

Ai iu ka bërë thirrje udhëheqjes së UP’së që të mos shfajësohen me këto lista, pasi faji është në UP.

“Edhe diçka: mjaft me fajësimin e UÇK-së dhe listat e tyre. Fajin e ka UP-ja e jo UÇK-ja”, ka shtuar ai.