Eko Higjiena

Qendra Operative Emergjente apelon qytetarët që të vaksinohen masivisht

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ekipi profesional dhe ndërinstitucional i Qendrës Operative Emergjente në Gjilan, apelon qytetarët që të vaksinohen masivisht me qëllim të parandalimit të virusit Covid-19, e posaçërisht mësimdhënësit dhe punëtorët e institucioneve arsimore, pasi që punojnë direkt me rreth 30 për qind të popullatës së Komunës.

Drejtori Klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Ukshin Ismajli, drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Ajhane Sefiu dhe drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Arbenita Hajdari, kanë njoftuar se stafi mjekësor është duke punuar vazhdimisht dhe me kujdes të veçantë në parandalim të virusit dhe trajtimin adekuat mjekësor, për çdo pacient që kërkon ndihmën e mjekut.

“Stafi mjekësor është vazhdimisht në shërbim të qytetarëve dhe pacientëve që kërkojnë ndihmën e mjekut. Vaksinimi është duke vazhduar në bazë të planifikimit dhe me respektimin e plotë të protokollit për vaksinim dhe deri më tani janë dhënë 17 mijë e 231, vaksina. Apelojmë bashkërisht, që mësimdhënësit dhe personeli i institucioneve arsimore të vaksinohet, sepse janë ata të cilët punojnë me fëmijët dhe nxënësit, e që në total, është rreth 30 për qind e popullatës së përgjithshme të Gjilanit. Drejtorët e shkollave duhet të jenë insistuesit e parë që stafi i tyre të jetë i vaksinuar, sepse nxënësit dhe fëmijët nuk duhet të jenë të rrezikuar nga mësimdhënësit e tyre”, kanë thënë ata mes tjerash.

ARKATANA

Komuna e Gjilanit është duke pritur vendimin e qeverisë për decentralizimit të shërbimit të vaksinimit, në mënyrë që t’u lejohet Komunave që këtë shërbim ta bëjnë edhe nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare, sepse kjo do të mundësonte vaksinim të numrit më të madh të qytetarëve.

Për ndryshe, gjendja e përgjithshme në bazë të statistikave zyrtare konfirmohet se gjithsej në Gjilan kemi 6367 qytetarë të shëruar plotësisht, 147 qytetarë që kanë humbur betejën me Covid-19, 25 raste aktive, derisa janë testuar gjithsej 22 mijë e 28 qytetarë dhe të hospitalizuar sot janë vetëm 5 qytetarë që po monitorohen vazhdimisht nga mjekët e Spitalit të Përgjithshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.