UBT

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kamenicë, bëhet me mamograf e rentgen të ri!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Të hënën, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, bashkë me të ngarkuarin me punë në Ambasadën Japoneze në Kosovë, z. Keisuke Yamanaka, ish-presidenten znj. Atifete Jahjaga, drejtoreshën e Fondacionit JAHJAGA, Brikena Avdyli, dhe menaxherin e kompanisë “MEDICA”, Ardian Ukelli, kanë përuruar pajisjen e rentgenit dhe mamografit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Kamenicës.

“Rentgeni i dhuruar nga Kompania “MEDICA” për komunën e Kamenicës, nga sot e tutje do të jetë në shërbim të qytetarëve tanë. Kjo pajisje e teknologjisë së fundit, do të ndihmojë në zbulimin e sëmundjeve dhe do ta shpejtojë shërimin e tyre. Pajisja e mamografit, e cila për herë të parë vihet në funksion të qytetarëve të Kamenicës sot, e dhuruar nga Ambasada Japoneze në Kosovë dhe Fondacioni JAHJAGA, do të mundësojë zbulimin dhe dedektimin e hershëm të kancerit të gjirit, gjithashtu do të shpejtojë trajtimin si dhe shërimin e plotë të tij” ka thënë Rahimaj.

FIDANISHTJA

Rahimaj tha se shërbimet që ofrojnë këto pajisje mjekësore, janë të rëndësisë së veçantë, dhe u jemi mirënjohës donatorëve, që na kanë lejuar, që bashkë me ta, të bëjmë diçka të mirë për komunitetin që jeton këtu.
“Këto pajisje, nga sot e tutje, nuk do të jenë në funksion vetëm për qytetarët e Kamenicës, por do të jenë në shërbim edhe për qytetarët e komunave të tjera, si ajo e Gjilanit, Ranillugut, e Novobërdës” tha Rahimaj.

Rahimaj tha gjithashtu se ne do të vazhdojmë të punojmë, që të rrisim cilësinë e shërbimeve mjekësore dhe në përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit të qytetarëve tanë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.