Qendra industriale më e madhja në Anamoravë “Kastro” model për cilësi e investime serioze
Gjilan – Kompania “Kastro” nuk ka lindur rastësisht në Gjilan. Ajo ka një biografi të pasur dhe është pjesë e biznesit tejet të suksesshëm që ka treguar pronari dhe mërgimtari Bahri Kastrati në Zvicër nën logon e të cilit funksionon edhe kompania “Kastro Inginiering”. Kompania “Kastro” pra është vazhdimësi e punës, traditës dhe veprimtarisë shumë të suksesshme që ka zhvilluar “Kastro Inginiering” në Zvicër. Lutfi Haziri ka thënë se Komuna e Gjilanit do t’i ofroj mbështetje maksimale kësaj qendre, me të gjitha kapacitetet e saj. Urime pronarëve dhe qytetarëve të Gjilanit.
“Kënaqësi me qenë i pranishëm në hapjen solemne të qendrës industriale, më të madhes në Anamoravë, “Kastro”, e cila do të ofroj mbi 30 mijë produkte në elektrikë, ndriçim modern, e sanitari. Këtu shumë familje gjilanase, nga dje, do ta sigurojnë bukën e gojës. E kam thënë disa herë që heronjtë e gjallë të ditëve të sotme janë ata që hapin vende të reja pune dhe ndikojnë direkt në zhvillim ekonomik lokal. Komuna e Gjilanit do t’i ofroj mbështetje maksimale kësaj qendre, me të gjitha kapacitetet e saj. Urime pronarëve dhe qytetarëve të Gjilanit” ka thënë Lutfi Haziri në hapjen solemne të qendrës industriale “Kastro”.
Kurse Bahri Kastrati pronar dhe investitor i kësaj qendre ka thënë se “Kastro” do të jetë model për cilësi e investime.
Fjalimi i plotë i Bahri Kastratit
Më lejoni që në emrin tim dhe të kompanisë “Kastro”, SHPK në Gjilan të ju urojë mirëseardhje dhe një falënderim të veçantë për kohën që keni gjetur për të qenë pjesëmarrës në këtë ngjarje të shënuar për familjen e Bahri Kastratit dhe të familjes së tij të gjerë.
Miq të nderuar
Kompania “Kastro” nuk ka lindur rastësisht në Gjilan. Ajo ka një biografi të pasur dhe është pjesë e biznesit tejet të suksesshëm që ka treguar pronari dhe mërgimtari Bahri Kastrati në Zvicër nën logon e të cilit funksionon edhe kompania “Kastro Inginiering”.
Kompania “Kastro” pra është vazhdimësi e punës, traditës dhe veprimtarisë shumë të suksesshme që ka zhvilluar “Kastro Inginiering” në Zvicër.
Mërgimtari dhe biznesmeni i njohur e shumë solidar Bahri Kastrati e zgjodhi Gjilanin, vendlindjen e tij për të hapur vende të reja të punës, për të sjellur investime pothuajse mbi 2 milion euro.
Kontributi i Bahri Kastratit dhe i kompanisë së tij lidhet me një emër të madh të kryefamiljarit tani të ndjerë Ruzhdi Kastratit. Bariu vendosi ta trashëgojë anën humane të prindit të tij dhe sot jemi në një investim sa serioz aq edhe domethënës për Gjilanin.
Kush jemi ne
Kompania “Kastro” SHPK është regjistruar më 06.05.2009 me një kapital fillestar prej 2500 eurove, derisa selia e kompanisë është në rrugën e Prishtinës, në një objekt të marrë me qira. Për shkaqe objektive kompania pushojë veprimtarin e saj deri në mars të vitit 2013 kur edhe u aktivizua përsëri.
Këtë vit kompania pos që e ndryshoj selinë e saj duke e marrë me qira një objekt në rrugën Qarkore, poashtu edhe me veprimtari të ndryshme duke e zgjeruar e ndryshuar edhe veprimtarinë në shitjen e materialit elektrikë dhe sanitari.
Prej këtij viti kompania “Kastro” SHPK pos që e rriti numrin e punëtorëve, ajo e rriti edhe qarkullimin e shitjes.
Synimet e kompanisë
Miq dhe afarist të nderuar.
Ne synojmë që të hapim vende të reja të punës, varësisht nga tregu dhe kërkesat e klientëve. Synojmë të investojmë ndershmërisht duke rritur numrin e punëtorëve dhe duke ofruar në tregun gjilanas e më gjerë materialin më të mirë të mundshëm për shitje.
Motoja e jonë është përkushtimi ndaj klientëve dhe sinqeriteti në plasimin e mallit cilësor.
Ju sigurojë se sukseset e kompanisë “Kastro” SHPK nuk do të mungojnë dhe njëherit presim ballëhapur kritikat e juaja, por edhe sugjerimet dhe këshillat pozitive ka thënë Bahri Kastrati./rajonipress/


