Qendra e qytetit tërë kohën pa energji elektrike, banorët fajësojnë KEDS-in
Gjilan – Ramadan Ajvazi banorë në lagjen “Qendra” thotë se reduktimet e KEDS-it janë të përditshme dhe është e patolerueshme që në këtë acar të ftohtë qytetarët të pësojnë. KEDS-i po i shkel të drejtat e njeriut mendon ai.
Qendra e qytetit në Gjilan ka një kohë të gjatë që po terrorizohet nga KEDS-i. Në këtë ftohtë të madh kjo lagje e qytetit ka reduktime 4:2 në favor të territ.
Ramadan Ajvazi banor në këtë lagje thotë se nuk e kupton pse KEDS-i ka zgjedhur acarin më të madh për të riparuar ose rregulluar në rrjetin e vjetër. “Nuk kemi rrymë nga 5 orë në ditë. E të mos kesh rrymë me orë të tëra në një banesë ku varesh vetëm nga energjia elektrike vërtet është tmerr” shprehet Ajvazi.
Jo vetëm Ajvazi, por edhe banorët e tjerë të kontaktuar nga rajonipress kanë akuzuar KEDS-in dhe kanë kërkuar prej tyre që të ndërpresin reduktimet në këtë mot të ftohte kur e terë Kosova po përballet me situatën e jashtëzakonshme për shkak të dimrit të ashpër./rajonipress/


