Qemajl Mustafa viziton KBI, evokon punët e mira që i kanë bërë më herët

Gjilan – E uruam festën e Fitër Bajramit dhe evokuam punët e mira që i kemi bërë bashkë në periudhën 2008 – 2013. U zotuam që të punojmë edhe më ngushtë e më shumë në periudhën që po vjen ka shkruar Qemajl Mustafa.
Postimi i plotë i Qemajl Mustafës
Sot, në vizitë urimi në Bashkësinë Islame të Gjilanit ishim të mirëpritur nga kryetari Naim Aliu dhe një pjesë e Këshillit të BI.
E uruam festën e Fitër Bajramit dhe evokuam punët e mira që i kemi bërë bashkë në periudhën 2008 – 2013. U zotuam që të punojmë edhe më ngushtë e më shumë në periudhën që po vjen.
Bashkë e transmetuam te qytetarët mesazhin për angazhim të mirë të përbashkët, për tolerancë, për sakrificën që duhet bërë përherë për ta bërë një shoqëri të mirë e të zhvilluar.
E falënderojmë kryetarin Aliu dhe bashkëpunëtorët e tij për këtë pritje dhe komunikim të përbashkët.
Delegacioni ynë përbëhej nga disa anëtarë ë Këshillit të degës, të cilit i prija unë, kryetari i saj ka shkruar Mustafa./rajonipress/