Qemajl Mustafa takohet me kryetarin e Nazelis, Haluk Aliçik

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Nazeli – Kreu i Komunës Qemajl Mustafa i cili po qëndron në Turqi me ftesë të qytetit Nazeli, të enjten së bashku me disa drejtor komunal, përfaqësues të biznesit, OJQ-ve dhe mediet ka takuar kryetarin e këtij qyteti Haluk Aliçik. Mustafa tha se Turqia është partner strategjik i Kosovës dhe si tillë do të mbetet gjatë sepse na ka ndihmuar në kohërat më të vështira.

Kreu i komunës Qemajl Mustafa i cili për tri ditë rresht me ftesë të kryetarit të Komunës Nazeli të Turqisë do të qëndrojë në këtë pjesë të shtetit turk së bashku me disa drejtor komunal, biznesmen, përfaqësues të OJQ-ve dhe mediet ka vizituar selinë e kreut të këtij qyteti Haluk Aliçik.

Aliçik së bashku me ekipin e tij e ka pritur ngrohtë Qemajl Mustafën ku kanë shkëmbyer ide dhe kanë folur më shumë për bashkëpunimin ekonomik e kulturor që mund të avancojnë këto qytete pas binjakëzimit që kanë bërë dy vite më parë.

Qemajl Mustafa me këtë rast tha se ndihet krenar që me këtë qytet janë binjakëzuar.”Ne do të jemi miq të përhershëm sepse na lidhin shumë gjëra mes vete. Kemi tradita të përbashkëta dhe ende kemi nevojë për njeri tjetrin. Turqia për ne është partner strategjik kurse qyteti Nazeli shtëpi e dytë e jona” u shpreh Mustafa.

UBT

Mustafa tha se ka ardhur në Nazeli për të parë përvojat e tyre në administratë, në ekonomi, në kulturë, në shëndetësi dhe në resor e sektor që ky qytet ka shumë elemente pozitive.”Ne po shohim e vëzhgojmë nga afër këtu zhvillimin tuaj pozitiv të cilin do të mundohemi ta bartim edhe tek zyrtarët tanë” tha Mustafa.

Mustafa tha se këto dy qytete në të ardhmen mund ta ndërtojnë një partneritet të mirëfilltë edhe në fushën e investimeve.”Unë që nga ky moment ju bëjë ftesë që të investoni në Gjilan e Anamoravë” tha Mustafa.

Kurse kreu i qyteti Nazeli, Haluk Aliçik tha se Turqia e trajton në mënyrë të veçantë Kosovën kurse komuna Nazeli e ka qytet vëllazëror Gjilanin. Aliçik është interesuar për ekonominë gjilanase dhe ka folur me bizneset për mënyrat e mundshme të investimeve në Gjilan.

Delegacioni gjilanas ndryshe pritet të ketë edhe takime tjera të fushave të ekonomisë, kulturës, mjekësisë dhe me theks të veçantë pritet të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi mes dyja palëve./rajonipress/