UBT

Qemajl Mustafa reagon pas heqjes së lapidarit në Preshevë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa ka reaguar ndaj heqjes së lapidarit nga ana e pushtetit serb, duke thënë se vlerat universale të njerëzimit, lufta për liri, është parim. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc, ka qenë një nga luftërat e drejta në hapësirën shqiptare, për realizimin e të drejtave të një komuniteti, të shqiptarëve në këtë rast.

Ndaj këtë akt të qeverisë serbe e konsiderojmë sulm brutal të identitetit shqiptarë në këto hapësira dhe si i tillë për në është i papranueshëm dhe i dënueshëm njëkohësisht.

Të gjithë e dimë se nëpër Serbi por edhe në Kosovë ka përmendore serbe të cilat nuk janë në funksion të lirive në këto hapësira, në rajon e as në Ballkan. Ka individ nëpër këto përmendore të cilët janë madhëruar në historinë serbe dhe madhërohen vazhdimisht, e të cilët në fakt kanë qenë në funksion të gjenocidit, shfarosjes e spastrimit etnik të shqiptarëve.

Uji Dea

Përfundimisht duhet të lirohemi të gjithë në këtë hapësirë në Ballkan dhe më gjerë nga hipotekat e së kaluarës. Secili ka të drejtë në hapësirën që jeton, dominon dhe e menaxhon, që të ketë kulturën e vet, monumentet e veta, por ato duhet të jenë ne funksion të vlerave universale, në funksion të njerëzimit, pavarësisht prejardhjes së tij, duhet të jenë në funksion të lirive, demokracisë, mirëqenies.

Në Serbi por edhe në Kosovë, ka pakica (minoritete) dhe ato do të jenë aty përherë, do të jetojnë bashkë me shumicën konform rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare, ata do të ruajnë dhe kujtojnë përherë vlerat dhe kulturën e tyre, për të cilën nuk duhet t’i pengoj askujt.

Qytetarët tanë nuk duhet të lejojnë assesi këtë frymë të urrejtjes dhe nëpërkëmbjes, të vlerave kulturore e historike, të komunitetit tjetër./rajonipress/