UBT

Qemajl Mustafa: PDK patjetër i fiton komunat

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, është shprehur i bindur se PDK-ja do të fitojë në shumicën e komunave në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Ai ka thënë se fitorja e PDK-së në këto zgjedhje është e domosdoshme.

“PDK-ja domosdoshmërisht duhet ta udhëheqë shumicën e komunave dhe Kosovën në përgjithësi”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se LDK-ja, Vetëvendosja dhe AAK-ja nuk janë të qëndrueshme për t’i udhëhequr komunat.

FITORJA

“Aktualisht në Kosovë nuk shoh ndonjë formacion politik më të qëndrueshëm sesa PDK-ja”, ka thënë Mustafa, për “Epoka e Re”.
Mustafa ka thënë se është i gatshëm të rikandidojë për kryetar të Gjilanit dhe të dalë fitues. “Nëse është interes i PDK-së dhe i qytetarëve të Komunës së Gjilanit, natyrisht se nuk do t’i iku përgjegjësisë”, ka thënë Mustafa.

Dega e PDK-së në Gjilan karakterizohet nga përplasjet ndërmjet kryetarit Mustafa dhe një pjese tjetër të partisë e afërt me kryetarin e ri të degës, Zenun Pajaziti. Ka vlerësime se këto divergjenca mund ta dëmtojnë PDK-në në Gjilan. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.