Eko Higjiena

Qemajl Mustafa nuk fal, tregon për odisejadën dhe manipulimet e shumta që ndodhën ndaj të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit”

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Vetëm pak ditë pasi Gjykata e Apelit vendosi në favor të 39 të akuzuarve të njohur si “Grupi i Gjilanit”, Qemajl Mustafa ish kryetar i Gjilanit i njohur për guximin e tij të vazhdueshëm ka shënjestruar hetues, prokuror e gjykatës, që morën pjesë në ndërtimin dhe manipulimin e një aktakuze të paqëndrueshme, e cila ua shkatërroi karrierën dhe punën më shumë se 39 zyrtarëve komunal.

Reagimi i plotë i Qemajl Mustafës:

Veç te shoqëritë me pushtete autoritare kjo bon vaki:
PËR DËSHTIME E PËR SKANDALE. PROKURORËT, HETUESIT E GJYKATËSIT NGRITEN E AVANSOHEN

Afrim Shefkiu, prokuror në speciale, kjo mendje “e thellë dhe e ndritur” e hetuesisë kosovare e paska rastin e Astrit Deharit qe 4 vite me radhë. Rezultatin e dijmë të gjithë – ende asgjë.
Ju them me plotë bindje se Afrim Shefkiu (ky prokuror i vogël por me pozitë të lartë) bash hiç nuk është për punë t’mdhaja. Ky, veç sherrin e ka t’madh. Ky veç skandale prodhon dhe asgjë nuk zgjidh. E kaluara e punës së tij e dëshmon shumë më qartë dështimin e tij se sa ndonjë sukses. Rasti i jonë, i të ashuquajturit “grupit të Gjilanit” me 39 të akuzuar qëllimshëm e padrejtësisht është fare i freskët për ilustrim. Andaj e konstatoj se rasti “Dehari” është tepër barrë e rëndë për këtë profil të prokurorit.

Pikërisht ky prokuror është sebepi i persekutimit tim (në cilësinë e kryetarit të atëhershëm të komunës së Gjilanit) dhe të 38 zyrtarëve dhe afaristëve të komunës.

Ky mjerim prej prokurori, ka nisë hetime për ne në fillim të vitit 2012 pa asnjë bazë reale dhe të ligjshme të dyshimit dhe bashkë me kryemjerimin e prokurorisë kosovare, shefin e tij (kryeprokuror i atëhershëm në Gjilan), Jetish Malokun i cili ndërkohë është avansue në hiçmë pak se në kryesues të këshillit prokurorial të Kosovës, i bënë krejtë këto skandale politiko – juridike.

Në këtë odisejadë, kush dhe si e ka manipulue gjyqtarin e procedurës paraprake në Gjilan, Avdullah Ahmetin, duhet ta thotë vet ai. Ky gjyqtar, jo më pak i mjerë se ata dy të parët, ka lëshuar urdhër për me i marë sms-të e mia dhe të dy zyrtarëve tjerë nga operatori i Valës por këtë e ka bërë pa kërkesë të prokurorit dhe pa vendim për nisjen e hetimeve (që është e kundërligjshme). Çka është edhe më e rëndë, përmes sms-ve për neve tre zyrtarëve, i përgjojnë jashtëligjshëm edhe 36 të tjerët pa urdhëresë të gjykatës. Merreni me mend, po i njëjti prokuror (Afrim Shefkiu), kërkesa e të cilit mungon dhe nuk u gjet kurrë gjatë procesit, shërbehet jashtëligjshëm me komunikimet tona me sms duke e cënuar rëndë edhe privatësinë e secilit prej nesh.

Pastaj, ky prokuror e bart lëndën në prokurorinë speciale në Prishtinë te Agron Bajrami i cili i autorizon dy policë hetues që ishin sa të dobtë e të papërgatitur profesionalisht aq më shumë ishin të porositur e qëllimkqinjë (Avni Reçicën dhe Anita Avdylin) të cilët bënë shkelje drastike të procedurës gjatë hetimeve të paligjshme dhe dikur vonë me 2014 bëjnë kallxim penal për ne të gjithë.

Të gjitha këto që i thash shkurtimisht më lartë, i thotë në mënyrë shumë më të shkoqitur dhe të qartë aktgjykimi i gjykatës themelore në Pejë, trupin gjykues të së cilës e udhehoqi gjyqtarja me plotë diie, me plotë guxim e me plotë integritet Nushe Kuka Mekaj. E thotë dhe e konfirmon poashtu shumë qartë para disa ditësh edhe aktgjykimi i shkallës së dytë (në gjykatën e Apelit në Prishtinë). Përkundër besueshmërisë skajshmërisht të ultë të publikut të Kosovës në sistemin e drejtësisë, brenda tij ka individë me plotë integritet profesional e njerëzor si rasti i gjyqtares Nushe Kuka Mekaj me ekipin e saj, në gjykatën themelore të Pejës dhe rasti i gjyqtarit Burim Ademi me ekipin e tij në gjykatën e Apelit në Prishtinë.

Uji Dea

Të gjithë këta emra prokurorësh dhe ky gjykatës që i thash më lartë, në ndërkohë, për krejt këto padrejtësi e për këto dështime janë avansue nga prokuroria dhe gjykata themelore në atë speciale ose në Këshillim Prokurorial të Kosovës ose në gjykatën e Apelit. Çka mund të konstatohet tjetër për këtë mjerim të sistemit tonë të drejtësisë përveç se të njëjtit i kanë krye me devotshmëri detyrat dhe urdhrat që i kanë marrë nga padronët e tyre në politikën e vendit tonë fatkeq (nga pushteti dhe opozita bashkë).

Të shkojmë me radhë:
Jetish Maloku avancohet nga prokuroria themelore ne Gjilan ne kryesues te Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë.
Afrim Shefkiu avancohet nga prokuroria themelore ne Gjilan ne prokurorinë speciale ne Prishtine.
Avdullah Ahmeti avancohet nga gjykata themelore në Gjilan në gjykatën e Apelit në Prishtinë.
Agron Bajrami avancohet nga prokuroria speciale ne prokurorinë e Apelit.
Veç te na dhe te ndonjë shoqëri me rrugëtim të devijuar kjo bën vaki. Sistemit te drejtësisë perhere tue i ra besimi e tue iu shtue skandalet e ata qe ia bene krejte keto te zeza veç tue perparue e tue u gradue. Mjerimi brina nuk ka. Ky po e shohim e që po e ndjejme eshte!
Mereni me mend, edhe në rastin e veteranëve të UÇK ky Afrim Shefkiu është kryefjala e hetimit?!!!.

Me pasë veç pak shtet normal, këta prokurorë, gjyqtarë dhe hetues policorë (me shumë tjerë) do të duhej me qenë sot edhe të suspenduar edhe para gjykatave po edhe prapa grilave. Jo pse po dua unë po pse këta bënë shkelje të rënda dhe të patolerueshme për një shoqëri e cila në themel të Kushtetutës e ka demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Këta njerëz na i shkatërruan 29 karriera politike e profesionale dhe i penguan në punë për vite të tëra 10 biznese të komunës tonë.

Po këta njerëz, i bënë aq dëm të madh komunës së Gjilanit duke ia suspenduar nga puna për më shumë se shtatë vite 29 zyrtarë nga më të mirët (e me eksperiencë të gjatë) që i pati komuna. Vakumi që e krijuan këta zyrtarë në strukturën komunale u pa qartë në funksionimin e saj përgjatë këtyre shtatë viteve sepse kuadrot e mira të të gjitha profileve nuk krijohen as lehtë e as shpejtë.

Në fund, pas një procesi maratonik gjyqësor shtatë vjeçar, ne të gjithë jemi shpallë të liruar nga të gjitha akuzat.

E kush jep llogari tani për dëmin e madh që na është bërë?! Këta dështakë që marrin paga të majme nga xhepi I taksapaguesit tonë, jo me siguri. Dëmin do ta paguaj sërish taksapaguesi përmes shtetit të Kosovës ndërsa këta prishës e rrënues të sistemit të hetimeve e të akuzës do të vazhdojnë të punojnë e të avancohen edhe më tej.

Prandaj reforma në drejtësi, që nga hetuesit në polici e deri në krye të Këshillit prokurorial e gjyqësor është edhe më shumë se imperativ. Kosova është tepër e vonuar në këtë rrugë.
Këta emra që i apostrofova më lartë, nuk e besoj që zgjidhin ndonjë problem. Këta veç krijojnë probleme serioze përherë.
A thua, deri kur do të vazhdojmë kështu?