Qemajl Mustafa merr përkrahje nga Cërrnica, Livoqi dhe shumë aktivist të PDK-së

Gjilan – Qemajl Mustafa kandidati më kredibil për ta udhëhequr degën e PDK-së në Gjilan dhe për ta shpëtuar këtë subjekt politik nga fundosja e mëtutjeshme, ka marrë përkrahje nga shumë aktivist dhe së fundit edhe nga Cërrnica, Livoqi i Ulët dhe Livoqi i Epërmë.
Qemajl Mustafa ka pasur takime me tri nëndegët Cernicë, Livoq i Ulët dhe Livoqi i Epërm. Madje në këto takime aktivist të PDK-së e kanë quajtur si i pari i ardhshëm i Gjilanit dhe Holbrooke (Bundozheri i Gjilanit).
“Kah fundi i ditës, e morëm premtimin e aktivistëve të nëndegëve të PDK të Livoçit e Cërnicës për angazhim të sinqertë në procesin zgjedhor të degës. Besimi i plotë në një proces fer dhe kualitativ do të na çojë në fitore” ka shkruar Mustafa./rajonipress/