Qemajl Mustafa merr përkrahje edhe nga partitë tjera politike

Gjilan – Kandidati më serioz për kryetar të degës së PDK-së në Gjilan Qemajl Mustafa thotë se po merr përkrahje nga të gjitha anët dhe së fundit ai ka marrë përkrahje edhe nga aktivist e partive tjera politike. Qemajl Mustafa vazhdon bindshëm të udhëheq dhe të merr përkrahje masive nga të gjitha nëndegët dhe aktivistët e PDK-së.
Postimi i plotë i Qemajl Mustafës
Takim zgjedhor me disa nga aktivistët e nëndegëve të Arbërisë. Ishte takim i mirë sqarues e motivues. Falënderim i përhershëm për të gjithë. Në takim kishte edhe aktivistë të vyeshëm që deri para pak ditësh ishin nē subjektet tjera politike. E kishin nda mendjen me e përkrahë procesin zgjedhor në PDK dhe mua si kandidat për ta udhëhequr degën. Respekt i veçante për ta. Në degën tonë në Gjilan janë plotësisht të mirëseardhur dhe do të jenë meritueshëm të respektuar e të trajtuar. Për punëtorët e mirë ka vend përherë. Ata u duhen nëndegëve, lagjes e komunës. U duhen shtetit të Kosovës./rajonipress/