RCCOLA

Qemajl Mustafa merr mbështetje nga lagjja “Lot Vaku”

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës Qemajl Mustafa, ka marrë mbështetje të fuqishme të nëndegës së AAK-së në lagjen “Lot Vaku”, prapa Kosova Petrollit. Kryetari i kësaj nëndege Rabit Ademi ka thënë se mbështetja jonë për juve zoti Mustafa në balotazh vjen gjithnjë duke u bazuar në punën tuaj të dëshmuar tashmë për gjashtë vjet me radhë në ndërtimin e Komunës dhe zhvillimin e saj.

Me këtë rast ai ka thënë se mobilizimi i strukturës së AAK-së në këtë lagje është tërësisht në mbështetje tuaj. “Ne jemi mobilizuar dhe pandërprerë po punojmë në sjelljen edhe të votave të tjera në mbështetjen tuaj sepse për këtë angazhim jemi të detyruar nga puna juaj e mirë që keni bërë edhe këtu në afërsi të lagjes sonë”.

Ata kanë kërkuar disa investime infrastrukturore si asfaltimin e rrugës dhe në një periudhë të ardhshme edhe ndriçimin publik.

Ndërsa kryetari i Komunës Qemajl Mustafa, ka falënderuar ata për këtë rreshtim të hapur në mbështetje të tij si kandidat, duke i informuar ata se kështu sikur në këtë lagje edhe lokalitetet tjera janë të mobilizuara. “Nga të gjitha partitë politike kemi ardhje masive pos nga elektorati i LDK – së dhe të gjithë janë duke u angazhuar në terren gjithandej për të vazhduar qeverisjen e mirë që kemi bërë me Komunën e Gjilanit për këto vitet e qeverisjes nga ana e PDK-së”.

Edhe sa i përket investimeve Mustafa ka thënë se përcaktimi i Komunës ka qenë disa muaj më parë për t’i investuar këto rrugë këtu, mirëpo edhe pse janë shpallur edhe fituesit për kryerjen e punëve, problemi qëndron në atë që kemi ankesa të kompanive ndërmjet vete dhe ende nuk e kemi të nënshkruar kontratën për ekzekutimin e punëve në terren. Posa të nënshkruhet kontrata punët do të nisin në këtë lagje.

Eco Higjiena

Ai ka garantuar që edhe nëse moti do të jetë jo i favorshëm për të realizuar projektin në këtë lagje kjo rrugë do të investohet, sepse mjetet janë të ndara, projekti është i detajuar, dhe kjo më së largu deri në muajin maj, pra në pranverë do të jetë e finalizuar.

Mustafa ka garantuar se rruga tashmë është punë e kryer dhe posa vjen përgjigja nga OSHP, puna nis për rregullimin e kësaj rruge.

Kjo është më shumë se një garanci, kjo është vonuar, ka mundësi të vonohet edhe ndonjë ditë por rregullohet gjithsesi.

Edhe të gjithë të pranishmit e tjerë kanë falënderuar kryetarin për mbështetjen duke e siguruar atë se jo vetëm votat e lagjes por edhe të familjeve të tyre ka do që mund të ndikojnë do të jenë në PDK dhe te Qemajl Mustafa më 1 dhjetor thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/