Qemajl Mustafa me urim të veçantë: Uroj që në vitin 2021 të jemi plotësisht të fokusuar në punë

Gjilan – Uroj poashtu që në vitin 2021 të jemi plotësisht të fokusuar në punë, plotësisht korrekt politikisht, kombetarisht e njerëzisht për ta bërë të plotë shtetin e Kosovës. Për ta bërë këtë, uroj që të mos shitemi e të mos blehemi aq lehtë e aq lirë qysh e kemi bë zakon e traditë. Gjë e shëmtuar është kjo, miqtë e mi. Pasojat e “pazareve” të tilla primitive po i ndjejmë në kurrizin tonë me vite e vite. Po i ndjejnë e përjetojnë qytetarët tanë, komunat dhe shteti i jonë ka shkruar Qemajl Mustafa.
Postimi i plotë i Qemajl Mustafës
Familjarë, kolegë e miqtë e mi, kudo që jeni,
Pranoni nga unë urimet më të përzemërta për ndërrimin sivjemë të moteve.
Në radhë të parë ju uroj të gjithëve shëndet të përkryer, disponim të mirë dhe plotë suksese në vitin e Ri.
Uroj poashtu që në vitin 2021 të jemi plotësisht të fokusuar në punë, plotësisht korrekt politikisht, kombetarisht e njerëzisht për ta bërë të plotë shtetin e Kosovës.
Për ta bërë këtë, uroj që të mos shitemi e të mos blehemi aq lehtë e aq lirë qysh e kemi bë zakon e traditë. Gjë e shëmtuar është kjo, miqtë e mi. Pasojat e “pazareve” të tilla primitive po i ndjejmë në kurrizin tonë me vite e vite. Po i ndjejnë e përjetojnë qytetarët tanë, komunat dhe shteti i jonë.
“Kënaqësinë” për këto sjellje dhe për këtë dorëzim para tundimeve të rastit e të çastit po e përjeton një pakicë e çmimin e madh e të rëndë po e paguan shumica.
E kundërta e kësaj është besimi e solidariteti për shtetin, besimi e solidariteti ndaj njëri tjetrit. Është kënaqësia e veçantë e të qënit i mbrojtur, i sigurtë, i përkrahur, por edhe i qortuar arsyeshëm e me drejtësi atëherë kur bëjmë lëshime e gabime.
Miqtë e mi,
Ta zgjedhim bashkë, pa hezitim e pa kusht mundësinë e të qënit bashkësi e denjë etnike e shtetërore.
Gëzuar për jetë e mot!