Fundamenti

Qemajl Mustafa i zhgënjyer me qasjen e PDK-së, në qendër, në raport me Anamoravën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Aktivistët dhe anëtarësia e gjërë e Gjilanit dhe e Anamoravēs u ndjenë arsyeshëm të zhgënjyer me mungesën totale të përfaqësimit të degëve tona në kryesinë e PDK në qendër. Ishte befasi edhe për secilin prej nesh. Aq më parë dhe aq më shumë ishte befasi sepse lideri i ri i partisë z. Kadri Veseli premtoi qasje plotësisht meritore dhe të ekuilibruar ndaj individëve dhe degëve, ndaj komunave e rajoneve të vendit ka thënë Qemajl Mustafa kryetar i degës së PDK-së në Gjilan.

Megjithatë, Mustafa ka thënë se Gjilani do të jetë i përfaqësuar gjithsesi me 9 emrat tjerë në kryesi që do të vendosen gjatë Janarit 2020 nga kryetari dhe KD. “Duhet insistuar që në kryesi të jetë gjithsesi edhe Vitia e Kamenica. Është e pakuptueshme që nga një rajon për të cilin u tha në KD se PDK thuaja fare nuk ekziston, vijnë në kryesi mbi 5 emra. E pra, kryetar ne edhe pse kemi rënë dukshëm si Anamoravë, ne ekzistojmë. Ekzistojmë mirë bile. Ne ju kemi sjellë mbi 14000 vota edhe në këto rrethana” ka sqaruar Mustafa.

ARKATANA

“Situata në të cilën është sot PDK e Anamoravës don qasje të veçantë për analizë. Ne, dega e PDK në Gjilan një analizë të tillë e kemi dërgue në tavolinën e liderit të partisë. Ajo duhet të lexohet fare kujdesshëm. PDK e Gjilanit dhe Anamoravës donë diagnostifikim të saktë dhe terapi adekuate. Lëngata e saj tashmë nuk është akute. Është e gjatë dhe kronike. Është me shenja të dukshme kanceroze. Për krejt këtë gjendje do të pasojë një shqyrtim imi më i gjatë ditëve të para pas festēs së vitit të ri” ka thënë Qemajl Mustafa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.