GRANDEMALL

Qemajl Mustafa i shkruan Ferid Aganit

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Ju njoftojë me keqardhje se unë,në cilësinë e kryetarit të komunës qysh sot do t`iu bëjë kërkesë partisë kryesore në qeverisje të komunës (PDK-së nga e cila vijë edhe unë), që ta shqyrtojë seriozisht mundësinë e shkëputjes së lidhjes me këshilltarin tuaj i cili me paraqitjen e tij ka bërë tentim që ta dëmtojë imazhin e kësaj partie dhe të qeverisë në Gjilan thuhet në letrën e Qemajl Mustafës drejtuar Ferid Aganit.

Kryetari i Gjilanit Qemajl Mustafa nuk e ka ndier vetën mirë kur ka lexuar kritikat dhe vërejtjet që ka dhënë Arianit Sllamniku i Partisë së Drejtësisë rreth qeverisjes komunale. Kjo ka ndikuar që Mustafa t`i drejtohet me një letër Ferid Aganit kryetar i PD-së nga i cili ka kërkuar që të marrë masa ndaj Sllamnikut.

“Me keqardhje ju njoftojë se sjellja e këshilltarit tuaj në Kuvendin Komunal të Gjilanit Arianit Sllamnikut për kohë të gjatë nuk është tërësisht në frymën e angazhimeve dhe të programit të koalicionit qeverisës në Gjilan (PDK-AKR-PD-PSD-KDTP).Me qëllim të ruajtjes së harmonisë dhe të integritetit veprues të koalicionit nuk kemi dashur që deri tashti këtë ta ngrisim si shqetësim të veçantë” thuhet në reagimin e Mustafës.

Fundamenti

“Kjo sjellje e tij me paraqitjen e tij nëpër portale në të cilat ai e fyen rëndë pa asnjë argument qeverisjen e komunës së tij në të cilën bënë pjesë edhe vet, ka kaluar çdo kufi të tolerancës. Ndoshta atij i ka penguar përherë suksesi i theksuar i kësaj komune e cila një më shumë se dhjet fusha të qeverisjes është e para në konkurrencën e komunave të Kosovës. Këtë e thonë matjet nga Qeveria dhe nga monitoruesit dhe përkrahësit ndërkombëtarë të komunave tona(sidomos vlerësimet e USAID-it)”sqaron në reagim Mustafa.

Ju njoftojë me keqardhje se unë,në cilësinë e kryetarit të komunës qysh sot do t`iu bëjë kërkesë partisë kryesore në qeverisje të komunës (PDK-së nga e cila vijë edhe unë), që ta shqyrtojë seriozisht mundësinë e shkëputjes së lidhjes me këshilltarin tuaj i cili me paraqitjen e tij ka bërë tentim që ta dëmtojë imazhin e kësaj partie dhe të qeverisë në Gjilan.

Zoti ministër mbesim me shpresë që komunikimi dhe bashkëpunimi në mes të komunës së Gjilanit dhe të degës së PDK-së në njërën anë dhe degës tuaj në Gjilan do të jetë i rregullt dhe bashkëpunues përfundon reagimi i Mustafës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.