Qemajl Mustafa i ka disa fjalë për drejtësinë e Kosovës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Krimi i madh fshihet pikërisht në sistemin e drejtësisë dhe prapa këtij sistemi (te bosët e politikës e të biznesit).

Reagimi i plotë i Qemajl Mustafës

Thoshte para disa vitesh një kolegë i yni në PDK të Gjilanit (për ata që e njohin, Gani Neziri): “GJYKATAT JANË BË PËR ME I QITË N’GJYQ…”!
E ne kënaqeshim se qeshuri, jo me përmbajtjen e konstatimit sa me formulimin e mirë që e pat bërë.
Me termin “gjykatat” ai nënkuptonte sistemin e drejtësisë. E unē po i shtoj kësaj “para së gjithash prokurorinë dhe mashën e saj – hetuesinë primitive në polici”.
Të merremi vesh, ka patjetër individë të dinjitetshëm, të ditur e ligjorë në këtë sistem, por shumica absolute janë njerëz të kalbur.
E SHIHNI NË RASTIN TONË SE SI LUAJNË PING PONG GJYKATAT DHE PROKURORIA?!
Qellim i parë dhe i fundit i tyre është me na i humbe muajt e vitet e vlefshme të punës e të jetës.

RCCOLA

Po të ishte problemi te ne 39 sa jemi të akuzuar dhe të shumë të tjerë anekënd Kosovës, të akuzuar pa të drejtë, ky shtet do të ecte drejte dhe shpejtë përpara.
Për fat të keq, rasti nuk është kështu.

KRIMI I MADH FSHIHET PIKERISHT NE SISTEMIN E DREJTESISE DHE PRAPA KETIJ SISTEMI (te bosët e politikës e të biznesit).
Rasti më i freskët ishte dreka e ish ministrit të drejtësisë me krerët e prokurorive të Kosovës në Bogë të Rugovës.
Puna e jonë është si ajo meselja e ujkut dhe qengjit. Ujku pinte ujë lart në rrjedhën e ujit por e akuzonte qengjin i cili ishte më poshtë se po ia turbullonte ujin atij?!!!
Koha ka me dëshmua patjetër që ne 39 dhe shumë e shumë të tjerë në Kosovë jemi viktimë e krimit të fuqishëm të organizuar e të lidhur fortë për strukturat e shtetit.
E kjo bën vaki vetëm nëse bosët që sot e kësaj dite e mbajnë peng këtë shtet të vogël e të plogësht, shkojnë në opozitë, në shtëpi dhe nëpër burgje.
Ndryshe, kënga e vjetër do të vazhdojë, zullumi do të trashet e nga trashja, është e njohur, ai patjetër do të këputet ka shkruar Qemajl Mustafa./rajonipress/