ARKATANA

Qemajl Mustafa i “befasuar” me shtyrjen e seancës

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Unë personalisht, por edhe të gjithë të tjerët në këtë kreaturë artificiale dhe plotësisht politike të policisë e prokurorisë, e dimë që gjyqtari Syle Lokaj ka vështirësi të jashtëzakonshme sepse e them me përgjegjësi të plotë se asnjëri në këtë aktakuzë nuk ka bërë kurrfarë krimi e aq më pak krim të organizuar ka thënë Qemajl Mustafa.

Shtyrja e seancës fillestare që ka nis në Pejë për rastin e Gjilanit është bërë pa ndonjë arsye të qartë për ne të akuzuarit. Po ju dërgoj edhe tekstin e urdhëresës për anulim të cilin kryetari i trupit gjykues Sylë Lokaj, e ka dërguar menjëherë pas ndërprerjes së seancës fillestare e cila pat filluar me 19 prill. Në tekstin e urdhrit thuhet që seanca shtyhet “për shkaqe objektive” që për ne dhe mbrojtjen do të thotë se shtyhet për shkaqe të panjohura. Unë personalisht, por edhe të gjithë të tjerët në këtë kreaturë artificiale dhe plotësisht politike të policisë e prokurorisë, e dimë që gjyqtari Sylë Lokaj ka vështirësi të jashtëzakonshme sepse e them me përgjegjësi të plotë se asnjëri në këtë aktakuzë nuk ka bërë kurrfarë krimi e aq më pak krim të organizuar.

E kemi bërë të kundërtën – kemi qenë të organizuar në pune dhe e kemi ruajtur me shumë e më mirë pronën publike të komunës se sa pronën e familjeve tona. Kemi punuar edhe deri në 16 orë në ditë nëse e ka kërkuar nevoja bile, edhe ditëve të fundjavës. Këtë e kemi bërë 6 vite pa u ndalur kurrë. E kemi rritë dhe e kemi forcuar komunën e Gjilanit edhe në kuptimin material e zhvillimor, por edhe në kuptimin funksional.

UBT

Komuna kishte respekt të veçantë për qytetarin e saj për ato 6 vite. Kjo nuk ndodhi pastaj me ardhjen e LDK e të Lutfi Hazirit në udhëheqje të komunës. Si “shpërblim” për punën e bërë mirë dhe për mundin e investuar shumëvjeçar, krimi në politikën e Kosovës dhe në sistemin e saj të drejtësisë na “shpërbleu” me këtë aktakuzë e cila patjetër që do të rrënohet si kulla prej letrës sepse është e pa bazë, është e padrejtë, është pa asnjë argument e pa ekspertizë të profesionistëve.

Përmes kësaj aktakuze, urdhër dhënësit dhe kreatorët e saj kanë dashur që të më diskreditojnë mua personalisht (si cakun kryesor) e pastaj edhe të gjithë ata dhjetëra profesionistë dhe afaristë të mirë të komunës pa të cilët komuna ka mbetur tepër keq. Vetëm qëllimi i keq dhe vetëm mendjet e prishura dhe plotësisht antishtetërore e marrin guximin me i akuzuar, e pastaj edhe me i suspenduar nga puna mbi 30 profesionistë elitarë të komunës duke e ditur fortë mirë që puna e tyre ka qenë e shkëlqyer dhe shembull edhe për të gjitha komunat tjera të Kosovës.

Pyeteni USAID-in amerikan, SDC-në zvicerane, DANIDEN daneze, GTZ-në gjermane, ambasadën italiane … se si punonte komuna e Gjilanit për ato vite. Por, hyni edhe në portalin e qeverisë për ato vite dhe do të bindeni. Në rastin e ngritjes së akuzës ndaj nesh është punuar sipas principit të njohur të Makiavelit se “qëllimi arsyeton mjetin”. Ne, të akuzuarit (plotësisht të viktimizuar) në këtë aktakuzë, jemi të sigurtë që përkundër kalbjes së gjatë e të thellë që e ka lodhë sistemin e drejtësisë, aty brenda këtij sistemi ka ende njerëz me moral shtet ndërtues e profesionistë që nuk e shesin lehtë e lirë dinjitetin e tyre njerëzor e profesional si mallin në tezgë. Besojmë në këta individë (e sidomos në ata që vijnë). Të tillët, patjetër që kanë me ia ndërruar fytyrën dhe rrugën këtij sistemi të çoroditur qe 18 vite me radhë. Fundi për mua është plotësisht i njohur. Ata që i bëjnë gropën tjetrit në fund, vetë bien në të. Zaten, rrugë tjetër edhe nuk ka. Në këto procese të rënda të ndërtimit të shtetit ka patur dhe do të ketë padrejtësi nga më të ndryshmet, ka patur e do të ketë viktima e viktimizime por, një gjë nuk mund të ndalet kurrë, nga askush dhe me asnjë mjet – nuk ka të ndalur bërja e lirisë së plotë të individit, të familjes e të shoqërisë së Kosovës e të shoqërisë shqiptare në tërësi. Gjaku i dëshmoreve tanë dhe i viktimave tona nëpër shekuj këtë e garanton. Kjo i bie si puna e dëshmisë historike të Gjordan Obrunos i cili përderisa digjej në turren e druve nga inkuizicioni i kishës, pati thënë: “Toka megjithatë rrotullohet…”. Turpi do të bie mbi krimin dhe kriminelet e vërtetë të këtij vendi të cilët herët ose pak më vone do të përballen me drejtësinë e popullit të cilit ia kanë ndalur rritën dhe ia kanë zymtuar të ardhmen” tha Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.