Qemajl Mustafa: Humbësit po i qesin shkelmat e fundit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Qemajl Mustafa dhe Izmi Zeka kanë demantuar shkrimet se gjoja ata janë përshirë në rrahje fizike. Këto propaganda burimin e kanë tek ata që gjatë gjithë kohës së fushatës kanë përdorur gjuhë denigruese, gjuhë të urrejtjes. Ne jemi bashkë dhe PDK do të fitojë në Gjilan me më së paku 3000 vota diferencë tha Mustafa.

Qemajl Mustafa dhe Izmi Zeka kanë dalur publikisht para teatrit të qytetit për të demantuar shkrimet se gjoja ata janë përleshur fizikisht. “Këto burime vijnë nga ata rivalë që po qesin shkelmat e fundit, ende pa dhënë shpirt thotë populli “ka ironizuar Mustafa.

Uji Dea

Mustafa tha se gjithçka që është thënë rreth kësaj teme është propagandë dhe e thënë keq. Megjithatë Mustafa ka folur me entuziazëm për rezultatin e PDK-së.”Ne po presim rezultatin e parë dhe nga ajo që është par në teren PDK do të shënojë fitore të thellë e të madhe. Bile ne mund të fitojmë edhe pa balotazh pasiqë kemi një diferencë prej 3000 votave” tha Mustafa./rajonipress/