Qemajl Mustafa: Gjilani vazhdon të jetë një KASABA e pasluftës së dytë botërore

Gjilan – Përkundër premtimeve të zëshme nëpër dy fushatat e fundit zgjedhore për qeverisje lokale (2013 e 2017) dhe përkundër “fasadimit” (do të thosha primitiv) të qytetit me hyrjet e tij me katër korse, me zgjerimin sa të dëmshëm e aq pa shije të rrugës brenda tij, Gjilani, me pamjet që po i shihni, vazhdon të jetë një KASABA e pasluftës së dytë botërore thotë Qemajl Mustafa.
Është shumë keq kur kemi skamje në shtëpi, por edhe më e rëndë është kur kemi pasuri e s’dijmë me qeverisë me të.
Populli duhet me e ndihmue këndelljen e komunës dhe të shtetit e kjo bëhet vetëm përmes komunitetit aktiv i cili konteston dhe fakton përditë për ngecjet, për devijimet dhe për zhvillimet e mira poashtu.
Një komunitet sadopak aktiv dhe i zgjuar nuk e kishte lejue zgjerimin e pa studiuar të rrugës nëpër qytet sepse siç po e shohim tashmë, kjo rrugë e ka rritë shkallën e rrezikut për këmbësorët e sidomos për fëmijët, ka shkaktua ngecje e ngulfatje në trafik, ka shkaktue ndotje shtesë, e ka “shlye” edhe atë pak kujtesë për të kaluarën e qytetit por edhe është bërë pa infrastrukturë të domosdoshme nëntokësore për sistemimin e ujërave dhe të shërbimeve tjera publike.
Keq. Shumë keq!