Eko Higjiena

Qemajl Mustafa, befasia pozitive e fushatës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qemajl Mustafa është befasia pozitive e kësaj fushate. Kudo që ka shkuar është pritur mirë nga qytetarët dhe simpatizantët e tij. Mustafa këtë mbështetje të fuqishme që e nisi nga brezi kufitar po e merr falë qeverisjes së keqe të Lutfi Hazirit dhe gabimeve trashanike që kanë bërë për këta pak muaj.

Qemajl Mustafa është ndier i hapur me publikun e shumtë që e ka takuar këto ditë të fushatës. E ka nisur lotimin e tij tejet modest që nga vija kufitare e fshatrave të brezit kufitar ku gjurmët e tij shihen kudo dhe rezultatet preken, për të vazhduar me takimet e tija të drejtpërdrejta që pati me bujqit, prodhuesit, fermerët, veteranët e luftës, familjet e dëshmorëve, invalidët, kategoritë e tjera sociale, mësimdhënësit, njerëzit e artit e të kulturës, mjekët, rininë etj. Ky vlerësim ka dal nga ekipi monitorues i Qemajl Mustafës raporton rajonipress.

Ekipi i Qemajl Mustafës ndihet shumë komod sepse të gjitha takimet direkte që ka pasur Mustafa me qytetarët ka dalë një konstatim.”Qeverisja e Qemajl Mustafës është larg asaj të Lutfi Hazirit. Qeverisja e Qemajl Mustafës ka qenë në dobi të të gjitha shtresave shoqërore e sociale. Askush dhe me as të vetmin fakt nuk kanë arritur ta akuzojnë Qemajl Mustafën i cili qeverisjen e tij e drejtoj me shumë sukses, me shumë profesionalizëm dhe me shumë modesti e agjendë të kapshme që Gjilanin ta integrojë dhe avancojë në zhvillimet politike gjithëkombëtare”.

Fundamenti

Ekipi i Qemajl Mustafës vlerëson se vota për Qemajl Mustafën është votë vetëm për qytetarin e thjeshtë dhe për qytetarin e sinqertë që ka pritur ndryshime, e në fakt këto ndryshime vetëm sa e goditën jetën edhe ashtu të rëndë të gjilanasve.

Pritja e ngrohtë që i kanë bërë qytetarët Qemajl Mustafës na japin siguri dhe garancë se ai me dinjitet dhe përkushtim do të jetë në ulësen e Parlamentit pas datës 8 qershor. “Qemajl Mustafa ndihet krenar për këtë mbështetje dhe i siguron të gjithë votuesit se dijen e tij profesionale, guximin e tij intelektual dhe mbështetjen e sinqertë të gjilanasve do ta kurorëzojë në foltoren e Parlamentit duke mbrojtur kërkesat reale të Anamoravës dhe duke lobuar që investimet e Qeverisë të sillen në Gjilan” thuhet në vlerësimin e ekipit monitorues të Qemajl Mustafës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.