Fundamenti

Qehaja: Nevojitet reformë e cila prek mësimdhënien në klasë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Drejtori i Institutit “EdGuard”, Rinor Qehaja, ka bërë me dije se nevojitet reformë e cila prek mësimdhënien në klasë.

“Mund të flasim në terma shumë sipërfaqësorë dhe politikë, por ajo çfarë në fund të ditës na duhet është një mësimdhënës që ka një qasje pedagogjike dhe metodologji të mirëfilltë, një mbështetje me materiale mësimore, me aktivitete, me burime në mënyrë që të bëhet një orë interesante. Kur mësimdhënësit ia jep këtë përkrahje, atëherë më lehtë është të kërkosh performancë më të mirë prej tij. Prandaj, nevojitet reformë e cila prek mësimdhënien në klasë”, tha ai në RTK.

Ai tregoi se, “për keqardhje, mësimin, për shembull, në njësinë mësimore kimi dhe biologji, duhet thënë përmendsh”.

“Nuk ka kuptim më diktosh ose të komunikosh me mësimdhënësin përmes diktimit ose vlerësimit, se s’ka kurrfarë kuptimi”, tha ai.

Uji Dea

Ndër të tjera, ai theksoi se është i bindur që ka mësimdhënës të mirë të cilët i inkurajojnë fëmijët për mësim.

“Na nevojiten drejtorë dhe drejtoresha të shkollave që me të vërtetë kanë autoritet, që kanë kompetencë. Para së gjithash, duhet siguruar që punësimi i tyre të jetë meritokratik”, shtoi ai.

Ndërsa për mësimin tërë-ditor ai theksoi se sa më shumë të kalojë fëmija kohë në shkollë, aq më shumë do të jetë i përgatitur.

E për të bërë këtë, sipas tij, duhet shumë përkushtim, plane të mirëfillta ditore pas mësimit të rregullt.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.