Mobi Casa

Qehaja: “Hidromorava”, po luan me dinjitetin e qytetarëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Është e pakuptueshme dhe e pashpjegueshme, se edhe pas 17 vjetësh lirie, ne qytetarët e Kamenicës përballemi me mungesën e ujit, apo thënë më troç me reduktime drastike të ujit shprehet Ruzhdi Qehaja kryetar i këshillit lokal të qendrës.

Qehaja ka thënë se duke pasur parasysh faktin se, Kamenica për çdo ditë po zbrazet nga të rinjtë për shkak të pamundësisë së punësimit, ku njerëzit në pushtet nuk qajnë kokën për problemet me të cilat po ballafaqohemi, ne po thuaj se jemi detyruar të harrojmë shumë nevoja tjera, mu për shkak të mungesës së ujit.

Mobi Casa

“Për çdo vjet kemi pasur reduktime të furnizimit me ujë, por këta dy muajt e fundit janë të pakrahasueshëm. Ia bëjmë me dije opinionit të gjerë, se kufijtë e durimit janë shterur! Ne po rrezikohemi shumë seriozisht nga ndonjë epidemi, për shkak të pamundësisë së mbajtjes së higjienës! Kjo kompani është krejtësisht e papërgjegjshme, edhe për kundër faktit se çështjen e pagesës më së miri e kanë rregulluar! Nuk ka asnjë arsyetim të personave përgjegjës, të cilët janë plotësisht të papërgjegjshëm! Por nuk është çudi, sepse përgjegjësi kryesor nuk jeton në qytet, po as kryetari i komunës! Asnjë herë nuk është dëgjuar ndonjë reagim prej tij, sepse nuk e ka këtë mungesë!” shprehet Qehaja.

Sipas tij as kuvendi komunal, asnjëherë nuk e ka ngritur këtë problem. “Ne kërkojmë nga qeveria komunale edhe kuvendi që me urgjencë ta trajtojnë këtë shpërfillje dhe nëpërkëmbje të dinjitetit ndaj qytetarëve tanë” thotë Qehaja./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.