Qehaja: Angazhimi i Serbisë për të penguar formimin e ushtrisë së Kosovës i rrezikshëm

/ 3 minuta lexim

Moment i rëndësishëm dhe historik është formimi i ushtrisë së Kosovës për ekspertin e çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, gjeneralin e karrierës, Ramadan Qehaja, i cili për “Zërin” ka thënë se Kosova ka punuar ndër vite për të arritur transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës gjë që sipas tij do të ndodhë këtë të premte me 14 dhjetor.

Sipas tij pavarësisht presioneve që vijnë nga shtete evropiane që kjo mos të ndodhë, të premten do të votohen ligjet për dhënien e atributit dhe detyrave ushtarake të ushtrisë së Kosovës.

“Me 14 dhjetor në ora 10-të do të votohen tri ligjet që kanë të bëjnë me Forcën e Sigurisë së Kosovës përkatësisht me dhënën e atributit të ushtrisë së Kosovës apo të detyrave ushtarake të kësaj force. Kjo do të kalojë ashtu siç është paraparë, edhe pse kemi shumë presione nga jashtë që kjo mos të ndodhë, nga disa shtete evropiane”, tha Qehaja për “Zëri.Info”.

LEXO EDHE: Shala: FSK-ja e gatshme për mbrojtje dhe transformim në ushtri

Mobi Casa

Qehaja e sheh si të rrezikshëm dhe jashtëzakonisht të fuqishëm destruktivitetin e Serbisë kundër Kosovës, kjo pasi që ministri i mbrojtjes së Serbisë tashmë ju ka shkruar 53 shteteve që të pengohet procesi.

“Vetëm ministri i mbrojtjes së Serbisë ju ka shkruar letër 53 shteteve, ministrave të mbrojtjes të shteteve të ndryshme që ta pengojnë këtë aktivitet që kemi të premten, kjo tregon destruktivitetin jashtëzakonisht të fuqishëm e të rrezikshëm serb kundër Kosovës gjë që ka sjellë deri tek kjo situatë të cilën edhe ne e kemi ditur që nuk ka asnjë ofrim të Serbisë apo Listës Serbe që ta votojë këtë ligj, me baza të ndryshimeve kushtetutare”, pohoi tutje Qehaja, shkruan “Zëri.Info”.

Ndërsa se çfarë duhet të bëjë shteti i Kosovës pas datës 14 dhjetor, Qehaja thotë së duhet angazhim tejet I madh për 10 vitet e ardhshme për të arritur të kemi të plotë formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Pas 14 dhjetorit, me 15 dhjetor ne nuk mund ta quajmë vetën ushtri, sepse nuk jemi formësuar ende si ushtri, prej 15 dhjetorit fillon një bazë e re e angazhimit tonë, kërkohet angazhim i gjithanshëm. Ne për 10 vitet e ardhshme duhet të punojmë në mënyrë intensive, kjo nuk do të thotë që duhet të presim të kalojnë 10 vite, ne që tani duhet të punojmë në të gjitha aspektet”, tha ai./ZËRI