Që nga nesër, pritet rritje e çmimit të rrymës 7.6 për qind

Prishtinë – Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë pritet që nesër të vendos për rritjen e çmimit e tarifave të energjisë elektrike.
Propozimi i fundit i bërë ishte 7.6% kundrejt kërkesës së bërë nga Korporata Energjetike e Kosovës, e cila ishte 23%.
Zyrtarë të rregullatorit kanë refuzuar të flasin, ndërsa burime brenda tij nuk e kanë përjashtuar mundësinë që çmimi i faturave të energjisë të sillet brenda propozimit të bërë, raporton KTV.
Vendimi për çmimin e ri të tarifave të energjisë është dashur të hyjë në fuqi nga 1 prilli i këtij viti, mirëpo një gjë e tillë nuk u bë për shkak të skadimit të kontratave të anëtarëve të bordit të ZRRE-së dhe vonesave të shumta në emërimin e anëtarëve të ri.
Rritja e çmimit të energjisë është paraparë edhe në Letrën e Qëllimit dhe Memorandumi Teknik i Mirëkuptimit i nënshkruar mes Institucioneve të Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.