Eko Higjiena

Qarkullimi rrugor, dhe mungesa e shenjave në komunikacion shkakton pasiguri në trafik

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – EVSB mendon se mungesa e shenjave në komunikacion po paraqet, dhe shkakton pa siguri tek drejtuesit e automjeteve, por dhe rreziku mundë të jetë i madh.

Shenjat e rrezikut shërbejnë për t’i paralajmëruar pjesëmarrësit në trafikun rrugorë, për rrezikun që u kanoset në ndonjë vend të caktuar, përkatësisht në një pjesë të rrugës, si dhe të njoftohen për natyrën e këtij rreziku.

Fundamenti

EVSB, ka identifikuar se në rrugën Pozheran – Viti, në dalje të fshatit Pozheran, mungon shenja e rrezikut, kthesë e dyfishtë e para në të majtë. Mungesën e shenjës, po e paraqesim me foto nga vendndodhja, ku duket e hedhur jashtë rrugës në të majtë. Shenjat tërheqin vëmendjen për rrezikun, dhe i lajmërojnë pjesëmarrësit në trafik për karakterin e atij rreziku.

Shenja siç duket është dëmtuar dhe larguar nga persona të pa përgjegjshëm!
Qarkullimi në këtë rrugë është mjaft i ngarkuar, andaj për shkak të sigurisë së drejtuesve të automjeteve në komunikacion, dhe për arsye të rrezikut, EVSB, bën thirrje tek drejtoria përkatëse, që pa humbur kohë ta vendosin tabelën e lart cekur thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për:Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/