Fundamenti

Qamil Rexhepi: Do të jem afër qytetarit për t`i realizuar kërkesat e tyre pa anime politike

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qamil Rexhepi është kandidatë për këshilltar komunal nga radhët e LDK-së, Rexhepi jo rastësisht është gjendur në listën për këshilltar komunal meqë për bazë është marrë aktiviteti dhe puna e tij kahershme. Thotë se ka një përvojë të mirë dhe të qëndrueshme dhe kombëtare edhe profesionale për t`i hyrë dhe fituar këtë garë. Qëllimi, synimi dhe objektivi im si kandidat është zëri im i fuqishëm për realizimin e mirëqenies më të mirë të qytetarëve të Gjilanit, dhe për ndryshime pozitive në favor dhe për një jetë ma të mirë për qytetarin e Gjilanit. Do të jem afër qytetarit për t`i realizuar kërkesat e tyre pa anime politike, kjo është më e rëndësishmja për mua thotë Rexhepi për rajonipress.

Qamil Rexhepi ka nisur të merret qysh në moshë të re me problemet politike dhe me aktivitetet e ndryshme edhe ilegale në kohën e ujërave të turbullta. Shpesh është persekutuar e dënuar për këto aktivitete kombëtare.

“Aktiviteti im personal ka filluar qysh herët në moshën rinore edhe në ndërrime të sistemeve kurrë pa u ndal, në fillim si i ri gjatë viteve 80-ta dhe viteve 90-ta për qeshtjen kombëtare, vitet 2000 e këndej jam angazhuar duke punuar e kontribuar për një mirëqenie më të mirë për qytetarin e vendit ton. Pjesëmarrës i demonstratave të vitit 81 si nxënës që isha në moshën 16-17 vjeç, bashkë me Agim Ramadanin, Shukrijen e shumë nxënës tjerë. Në shkurt të vitit 1982 UDB-ja e asaj kohe me nxori nga klasa dhe më futi në paraburgim një natë e një ditë pas gjithë maltretimeve që ushtruan në mua si një i ri ende shtalb dhe nuk nxorën gjë nga unë, mu deshtë të shtrihem në spitalin e Gjilanit për trajtim mjekësor….nuk pushova me aktivitete ilegale deri në vitet e 90-ta” shprehet Rexhepi.

Mobi Casa

Po cila është historia e Qamil Rexhepit me LDK. “Isha njëri ndër të parët dhe më i riu në këshillin iniciues për formimin e lidhjes Demokratike të Kosovës në nëndegën e Pogragjës ku e rrezuam LSPP të asaj kohe e të atij sistemi monist, aktivitetin tim nuk e ndala kurrë deri sot. Tani kam pas edhe disa poste udhëheqëse vitet e fundit, kryetar i nëndegës nga viti 2010-2014, nga viti 2014 Kryetar këshilli i fshatit u zgjodha me votën e qytetarëve të fshatit, si kryetar i KL u angazhova për disa projekte të rëndësishme për fshatin, si në asfaltimin e rrugës Pogragjë – Gjilan, përmirësimin e ujësjellësit, mbulimin e qind për qind të ndriçimit publik, sanimin e objektit të ambulantes së fshatit, rregullimin e rrugëve të arave të shtruara me zhavor, asfaltimin e 14 lagjeve nëpër fshat, këto projekte janë të realizuara me kërkesë nga unë si kryetar i këshillit po edhe shumë kërkesa tjera që i kam dërguar në zyrën e Kryetarit dhe zyret e drejtorive komunale. Kam dërguar edhe kërkesa po edhe shumë here kam ngrit zërin për investime edhe në fshatrat, si Bilinicë, Sllubicë e Stubline etj. Tash jam i nominuar për këshilltar komunal me nr. 19 nga nëndega e LDK-së të fshatit Pogragjë, hera e parë është qe sa vite që nëndega e nominon një kandidat që jeton dhe vepron në nëndegë të Pogragjës” shton Rexhepi.

Qamil Rexhepi ka edhe formulën e tij pse hyri për kandidatë për këshilltar komunal. “Qëllimi, synimi dhe objektivi im si kandidat është zëri im i fuqishëm për realizimin e mirëqenies më të mirë të qytetarëve të Gjilanit, dhe për ndryshime pozitive në favor dhe për një jetë ma të mirë për qytetarin e Gjilanit. Do të jem afër qytetarit për t`i realizuar kërkesat e tyre pa anime politike, kjo është më e rëndësishmja për mua” tha ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.