Qamil Isufi i sjell autoambulancën Spitalit të Gjilanit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Qamil Isufi bashkatdhetar nga Zvicra e ka sjellur një autoambulancë për nevojat e spitalit të Gjilanit që është dhuratë e komunës Valde Travers. Kjo dhuratë është mundësuar nga ambasadori Naim Malaj.

Qamil Isufi bashkatdhetar nga Zvicra nuk ka ngurruar për asnjë moment që me shpenzimet e veta ta sjellë në Kosovë një autoambulancë,dhuratë e qytetit Valde Travers të Zvicrës. Isufi tha se kjo autoambulancë i është dorëzuar Spitalit të Gjilanit dhe shërben për nevojat e rasteve urgjente.

Isufi tha se kjo dhuratë më shumë është meritë e ambasadorit, Naim Malaj i cili u ka shkruar letër të gjitha komunave të Zvicrës për të përkrahur shëndetësinë kosovare. “Qyteti Valde Travers është i pari që i është përgjigjur kësaj kërkese dhe shumë shpejt edhe një tjetër autoambulancë do t`i dorëzohet spitalit të Ferizajit” tha Isufi.

Eco Higjiena

Isufi tha se shpenzimet nga qyteti Luzern –Bari dhe Bari-Gjilan i ka mbuluar spitali i Gjilanit në vlerë të 900 eurove, kurse shpenzimet përcjellëse në vlerë të 600 frangave janë të tijat personale.”Kur kam dëgjuar se kjo autoambulancë u nevojitet pacientëve për raste urgjente, nuk kam hezituar për asnjë moment. Edhe pse kisha mjaft peripeci në portin e Durrësit dhe në doganat e Kosovës,megjithatë jam i lumtur që solla në gjendje të rregullt këtë dhuratë të shtetit zviceran”u shpreh Isufi.

Drejtuesit e spitalit të Gjilanit u shprehën të kënaqur që kjo autoambulancë është sjellur në Gjilan. Hazir Haziri drejtor operativ tha se spitalit i Gjilanit ka pasur nevojë për një autoambulancë moderne,dhe kjo e fundit i plotëson të gjitha kushtet për të shërbyer pacientët që kanë nevojë për tu transportuar në QKUK tha ai. /rajonipress/