ARKATANA

PZAP-i korrigjoi padrejtësinë që tentohej t’u bëhej 42 mijë votuesve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka vlerësuar lart vendimin e Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për anulimin e votave të ardhur nga Serbia.

Ai ka thënë se një veprim i tillë ktheu integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve të 6 tetorit të cilin e kishte dëmtuar KQZ-ja.

Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Sherifi ka thënë se PZAP-i ka korrigjuar padrejtësinë që tentohej t’u bëhej 42 mijë votuesve të Republikës së Kosovës. “Vendimi i PZAP-it ka kthyer ligjshmërinë në vend sepse KQZ-ja me një numër të vendimeve të saj të paligjshme ka rrezikuar integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve të 6 tetorit. Me këtë vendim të PZAP-it mund të themi se në një masë të madhe është korrigjuar padrejtësia që tentohej t’u bëhej 42 mijë votuesve të Republikës së Kosovës, duke përfshirë në tërësinë e votave 3 104 vota të ardhura në mënyrë të paligjshme nga Serbia”, ka thënë Sherifi.

Për devijimin dhe zvarritjen e këtij procesi ai e ka akuzuar KQZ-në. “Pajtohem se ka zvarritje të këtij procesi, mirëpo fajtor për këtë është KQZ-ja dhe askush tjetër”, është shprehur Sherifi.

ARKATANA

Sekretari i përgjithshëm i Nismës u është përgjigjur edhe kritikëve për zvarritje të procesit zgjedhor.

Ai ka thënë se shpejtësia e përmbylljes së këtij procesi nuk duhet të ketë prioritet në raport me saktësinë e leximit të votës, të cilën e ka dhënë sovrani më 6 tetor.

“Për partitë që kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe për shoqërinë civile, përparësi duhet të ketë cilësia e zgjedhjeve, cilësia e rezultatit dhe jo shpejtësia në dëm të cilësdo parti politike sepse, në fund të fundit, partitë politike nuk ekzistojnë për vete, por për qytetarët. Pra, kritikuesit kritikat e tyre duhet t’i adresojnë te fajtori kryesor dhe jo te Nisma apo PZAP-i. Ne ndihemi mirë, se çdo gjë që kemi konstatuar, tani ka dalë e vërtetë”, ka thënë Sherifi.

Ai është shprehur i bindur se rinumërimi i 1 472 kutive do ta rritë numrin e votave për koalicionin Nisma-AKR-PD.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.