FITORJA

Pyetjet më bajate në përditshmërinë tonë

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Demir Krasniqi – Përditshmëria jonë , sa është interesante , po aq është edhe e çuditshme ! Kontaktet me njerëz , sa janë të ëmbla, po aq janë edhe të hidhura ! Gjatë kontakteve dhe bisedave me njerëz , shumëkush mundohet te të kruaj , por pa e matë mirë peshën e fjalës, jo rrallë , ajo e kruar ta qet edhe gjakun nën lëkurë !

Këto gjëra jo të këndshme ndodhin gjithmonë përmes kontakteve në mes njerëzve dhe pyetjeve të palogjikshme , pyetjeve provokuese dhe pyetjeve të pa kripë !

Ndër pyetje më bajate të cilat na shtrohen për çdo ditë , gjatë kontakteve me njerëz të ndryshëm , po i veçojmë vetëm disa prej tyre :

Në ditët e sotme , gati se është e pa mundshme që të ulesh me dike në tavolinë për të pushuar dhe për të pirë kafe , e të shpëtosh pa t’u parashtruar pyetja :
”Në cilën parti je”?!

Po ashtu , që nga fillimi i fushatave zgjedhore , njeriu i sotëm nuk do të lihet i qetë për ta ngritë gotën , për pa iu shtrua pyetja :
“Kujt do t’ia japësh votën”?!

Po qe se je diku në marrëdhënie pune , atëherë në çdo kontakt e biseda me njerëz , nuk mund t’i shpëtosh pyetjes :
“Sa e ke rrogën”?!

Kjo pyetje ka të bëjë me hulumtimin se sa e ke të thellë xhepin dhe a mund të pritet ndonjë qerasje momentale diku , apo jo?!

Gjatë ndejës më të gjatë në mesin e një shoqërie , nuk mund t’i shpëtosh pyetjes :
“Sa vjet i ke “?!

Nëse gjatë ndejës me një shoqëri në një tavolinë , do të paraqitesh dorëdhënës dhe kavalier që nuk i le të tjerët të paguajnë, atëherë me qëllim që të ta rrisin mendjen , nuk mund t’i shmangesh pyetjeve :
”Pse nuk po plakesh “?! Dhe:
“Hiq nuk je kah plakesh!”

Por, në rast se në rrethin shoqëror të tavolinës , do të paraqitesh koprrac dhe nuk do t’i qarrësish të tjerët , atëherë do të pasojnë pyetjet :
“Pse po plakesh “ ?! Dhe :
“Shpejt u plake !”

Njëra ndër pyetjet tjera të pashmangshme dhe më bajate , janë edhe ato që të shtrohen në vazhdimësi , gjatë rrugës nga kalimtarët e rastit :
“Ku ke “? Dhe:
“Ku po shkon “?
Pra, sipas kësaj logjike , njeriu i sotëm duhet që t’u japë llogari të gjithë kalimtarëve të rastit se ku ishte dhe ku do të shkojë ?!

Po qe se je duke u kthyer nga tregu për në shtëpi dhe ke në duar ndonjë valixhe me gjësende të blera në treg , atëherë gjatë tërë rrugës do të përballesh me pyetjet e kalimtarëve të rastit :
“Çka bleve”? Dhe:
“Nga sa i bleve” ?

Mobi Casa

Njeriu i pa djallëzuar , do të bëhet si ciceron , duke iu dhënë llogari kalimtarëve për shpenzimet e veta dhe gjërat e blera për familjarët e tij !

Po qe se i rri gati vetit dhe higjienës personale , atëherë po sa të dalësh në rrugët e qytetit , në çdo kontakt me kalimtarë dhe me persona që do të rrish në tavolinë , nuk mund të shpëtosh nga vërejtjet e tyre :
“Sot tek je rrua “!

Po, nëse rastësisht , ndonjë ditë e ke zënë punën asgjë dhe ke dalë në qytet i pa rruar, ti nuk mund t’iu shpëtosh vërejtjeve të kalimtarëve dhe shokëve :
“Sot nuk tek je rrua”?!

E njëjta gjë do të ndodhë edhe në rastet kur je i veshur mirë dhe pedantë !

Atë ditë, nuk do të mund t’iu shpëtosh kalimtarëve dhe njerëzve të kontaktit , pa të përgëzuar :
“Sot qenke veshur bukur “!

Ndërsa të njëjtit njerëz , po i takove në ndonjë ditë pune , apo ndonjë rast kur nuk je veshur mirë dhe pedant , do ta tërheqin vërejtjen :
“Sot nuk qenke veshur bukur”!

Po qe se të rastisë të shkosh diku mysafir në një rreth , apo ambient të panjohur shoqëror , atëherë ti do të bombardohesh me pyetjet :
“Prej nga je” ? Dhe:
“Çfarë fisi je “?

Këto lloj pyetjesh , zakonisht bëhen nga njerëzit e prirë me xhelozi fisnore dhe krahinore, me qëllim që të mësojnë se me kënd janë duke ndejë e biseduar !

Po qëllove prind që i ke fëmijët diku larg në kurbet , atëherë nuk ke se pse të takohesh me shokë, miq e dashamirë , nga se secili prej tyre , në vend se të pyesin për fëmijët , ata pyetjen e parë që do ta bëjnë, është ajo :
“A po të çojnë para fëmijët” ?

Duke u nisur nga mentaliteti i ultë , lakmia për para dhe bindja se kurbetçinjtë presin para me kallëp të tjegullave , ata madje edhe të urojnë :

“I lumi t`i , që i ke fëmijët përjashta” !
Këto pyetje dhe urata , ata i bëjnë nga mosdija dhe naiviteti , duke mos e ditur se me këto pyetje e urata ia shpojnë zemrën prindërit të cilit i digjet zemra flakë nga malli dhe mungesa e fëmijëve të vet në familje e shtëpi !

Po si mund t’i thuhet një prindi :”I lumi t`i, që i ke fëmijët përjashta”?!…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.