Hidromorava

Diploma e UBT-së mundëson sukses ndërkombëtar: Arxhenda Lipovica angazhohet si hulumtuese dhe asistente në Politecnico di Milano

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Diploma e njohur ndërkombëtarisht e UBT-së i mundësoi ish-studentes së Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Arxhenda Lipovica,të sigurojë punë jashtë vendit, duke fituar përvojë praktike përgjatë studimeve të saj master në Politecnico di Milano. Aktualisht, ajo punon si hulumtuese dhe asistente në universitet, duke kontribuar në projektin SMART dhe duke u fokusuar në kërkimin për proceset e vendimmarrjes së qëndrueshme.

Arxhenda thekson rëndësinë e mbështetjes dhe udhëzimeve të stafit akademik të UBT-së në formësimin e saj profesional.

“Të studiosh në UBT, do të thotë të përfitosh përvojat më të mira profesionale e jetësore. Si institucion më ofroi mundësi të panumërta, madje edhe diploma e UBT-së më është njohur në arenën ndërkombëtare, saktësisht nga Universiteti “Politecnico di Milano”, universitet në të cilin kam vazhduar studimet”, theksoi Arxhenda.

FIDANISHTJA

Përveç angazhimeve si hulumtuese dhe asistente, Arxhenda punon edhe si arkitekte freelancer në projekte të ndryshme arkitekturore. Ajo është e përkushtuar të përdorë njohuritë dhe përvojën e saj për të kontribuar në zhvillimet akademike dhe profesionale, duke sjellë përfitime të mëdha për komunitetin dhe vendin e saj.

Rrugëtimi i Arxhenda Lipovicës është një dëshmi e fortë e potencialit të madh që ofron UBT dhe një shembull frymëzues për të gjithë studentët dhe profesionistët e rinj.

Arxhenda vazhdon të përpiqet për përsosmëri dhe të japë kontributin e saj për zhvillim të vendit tonë, duke dëshmuar se ëndrrat mund të realizohen me përkushtim dhe punë të palodhur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.