Mobi Casa

Puto “kundër” Kadaresë për peticionin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Jam kundër rishikimit të historisë me ndikime nga turqit, por e quaj të tepërt reagimin në atë formë, pra me anë të një peticioni”. Kështu është shprehur dje në një intervistë historiani i njohur, prof. Arben Puto. Ndonëse e kupton shqetësimin e intelektualëve që kanë firmosur peticionin drejtuar qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, ai thotë se nuk mendon që problemi ka përmasa kaq të mëdha.

“Nisma e rishikimit është absurde, por nuk ka shanse që të ketë ndikime nga turqit. Kur e them këtë, kam parasysh historianët seriozë dhe profesionistë dhe jo pseudohistorianët. Historia nuk bëhet me urdhra dhe në të s’duhet ndërhyrë”, deklaroi dje Puto, ndërsa më poshtë shton se historia nuk mund të zbukurohet e as të mohohet.

Historiani me një karrierë të gjatë mbi supe, përmend rastin e Ismail Qemalit dhe të Sami Frashërit për të thënë se ata i shërbyen Perandorisë Osmane për një kohë të gjatë, por nuk e lanë pas dore Shqipërinë.

Fundamenti

Dhe këtë fakt, që sipas tij, historia jonë e ka thënë gjithnjë, peticioni nuk e ka përmendur, gjë që e bën atë të duket si një manifest antiturk.

Më poshtë, Puto i përgjigjet interesimit të “GSH” për këtë çështje dhe ndikim real që ka pasur Porta e Lartë në Shqipëri, pa harruar pasojat e zgjedhës pesëshekullore. /GazetaShqiptare/