Fundamenti

Putin bartë orë të gjysmë milioni dollarësh

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pasioni për orët e dorës ka tradhtuar shefin e Kremlinit, Vladimir Putin e i ka dhënë argumente grupit opozitar Solidarnost për ta sulmuar.

Në vitin 2011, Putin deklaroi se të ardhurat e tij vjetore mbërrinin në 3,6 milionë rubla apo 112.000 dollarë, por vetëm koleksioni i tij i orëve, sipas Solidarnostit, vlen të paktën 6 herë më shumë se aq.

Presidenti është parë me orë në kyçin e dorës që shkojnë më e lira 10.000 dollarë, një prodhim i zviceranes Patek Philippe llogaritet në 60.000 dollarë, ndërsa objekti më i çmuar i koleksionit, një A. Lange & Söhne Tourbograph me lëkurë krokodili, xham safiri dhe platin, vlerësohet të paktën gjysmë milioni dollarë.

UBT

Pamjet e presidentit me orët e tij të shtrenjta janë përmbledhur në një video të grupit opozitar që po qarkullon në internet. Sipas këtij të fundit, koleksioni i orëve të Putinit vlen e pakta 22 milionë rubla. Mesa duket presidenti as ka ngrënë e as ka pirë këto 6 vitet e fundit për të bërë paratë që të krijonte këtë koleksion, shkruajnë nëpër blogje anëtarët e Solidarnosit.

Videoja nis me lëvdatat që Putin i bën administratës së tij për luftën kundër korrupsionit, ndërsa pamjet në vazhdim shoqërohen me titra ku shkruhet: “orët e një kleptokrati”.