Puthja për shëndetin

Puthja është një shenjë dashurie e miqësie. Por çfarë rëndom harrohet: kontakti i afërt i buzëve nuk është vetëm një shenjë dashurie, por ka edhe përparësi shëndetësore.

Përderisa puthja në publik konsiderohet për shembull, në Japoni si skandaloze, në botën perëndimore i përket jetës së përditshme në të gjitha fushat – si përshëndetje mirëseardhje, kur takohesh me dikë apo si përshëndetje lamtumire para një udhëtimi të gjatë.

Çdo puthje vepron pozitivisht në gjendjen psikologjike. Me një puthje eliminohet stresi, zemërimi, pasi gjëndra e pështymës prodhon me shumicë insulin dhe mbiveshkorja – adrenalin. Kështu zvogëlohet prodhimi i kortizolit, hormonit të stresit. Në të njëjtën kohë rritet edhe prodhimi i endorphinës, hormonit të lumturisë.

Me puthjen stimulohet qarkullimi i gjakut. Ashtu si gjatë një stërvitje të lehtë rriten goditjet e zemrës deri në 110 goditje për minutë. Mushkëritë forcohen, pasi në vend të 20 frymëshkëmbimeve të zakonshme, bëhen gati 60 frymëshkëmbime në minutë. Me këmbimin e pështymës përmirësohet edhe imuniteti, sepse bakteret e panjohura të partneres/it nxisin për krijimin e antitrupave.

Nuk duhet harruar bukuria. Gjatë puthjes aktivizohen dhe stërviten deri në 38 muskuj të fytyrës, e kështu krijohen më pak rrudha. E kush e zgjat për dy minuta, duhet të gëzohet për figurën e tij trupore. Mesatarisht 15 kalori digjen gjatë kësaj kohe. Nëpërmjet prodhimit të shtuar të pështymës forcohet edhe smalti i dhëmbëve. /Telegrafi/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS