Uji Dea

Pushteti ia pret kokën një magjistari arab

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Djegia e magjistarëve dhe magjistricave në turrën e druve ishte një praktikë e lidhur ngushtë me Evropën mesjetare.

Megjithatë, praktika të tilla vazhdojnë të aplikohen edhe në ditët e sotme në botë, në shoqëri thellësisht tradicionale, si ajo në Arabinë Saudite.

Ditën e martë, një burrë u ekzekutua me prerje koke, për kryerje të akteve të magjisë, që konsiderohet si një prej krimeve më serioze, në bazë të ligjit islamik në fuqi në vend.

Sipas Agjencisë Shtetërore të Lajmeve, magjistari Muree bin Ali bin Issa al-Asiri u gjet me disa libra magjie dhe disa hajmali në banesën e tij.

UBT

Ai gjithashtu kishte pranuar lidhje jashtëmartesore me dy gra, një krim gjithashtu i dënueshëm me vdekje.

Ekzekutimi u realizua në krahinën jugore të Najranit, pavarësisht protestave të fuqishme të disa grupeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, raporton TCH.

Vitin e shkuar, të paktën dy persona të tjerë u ekzekutuan për magji. “Amnesty International”, nëpërmjet një deklarate, shprehu zhgënjim të thellë që Arabia Saudite vazhdon të praktikojë në masë dënimet në vdekje, aq më tepër për akuza të tilla si magjia, që në shumicën e vendeve nuk klasifikohet as si vepër penale.

Së fundmi, një tjetër person u ekzekutua në Sudan, pasi ai u kap në flagrancë duke parashikuar fatin nëpërmjet shikimit të letrave. /Telegrafi/