UBT

Pushteti i bashkoi, pushteti i ndau

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ndarja e opozitës tashmë po shprehet hapur edhe ndërmjet partnerëve opozitarë. Zyrtarët e “Vetëvendosjes” e quajnë hipokrizi ftesën e AAK-së për protestë, derisa deklarojnë se nuk kanë vija të kuqe ndaj asnjë partie. Analistët thonë se pushteti i bashkoi dhe pushteti i ndau.

Lufta për pushtet i bashkoi dhe është pikërisht lufta për pushtet që po i ndan tri partitë opozitare që formuan bllokun anti-Qeveri: Lëvizjen “Vetëvendosje”, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nismën për Kosovë”.

Kështu mendojnë analistët politikë, të cilët kauzën për kundërshtimin e dy marrëveshjeve, atë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe për Demarkacionin me Malin e Zi, i shohin si mjet për realizimin e qëllimit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Opozita u përça në momentin kur në tavolinën e bisedimeve u shtruan çështjet për hyrje me një listë të përbashkët në zgjedhjet (që nuk po dihet se kur do të mbahen) kandidatin për kryeministër e prijësin e listës zgjedhore.

Akuza të ndërsjella tanimë po dalin hapur nga të dyja subjektet politike, AAK-ja dhe LVV-ja, që dëshmojnë prishjen e bllokut.

Eco Higjiena

Kjo po dëshmohet dhe me faktin se AAK-ja e vetme ka vendosur të protestojë kundër Qeverisë.

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, e ka quajtur mashtrim të qytetarëve thirrjen e protestës nga AAK-ja kundër këtij pushteti, derisa në anën tjetër deklaron se nuk ka vija të kuqe as ndaj dy partive në pushtet.

“Të ftosh protestë për dorëheqjen e regjimit autoritar dhe në anën tjetër të thuash se ‘nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti politike’, përveçqë është hipokrizi, është edhe mashtrim për qytetarët”, ka thënë Haxhiu në një shkrim në “Facebook”.

Sipas saj, Kosova nuk ka nevojë vetëm për ndryshim fytyrash, por mbi të gjitha për ndryshim të mendësisë politike./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.