Uji Dea

Pushtetarëve u bien maskat, demarkacioni nuk i solli vizat

/ 15 minuta lexim
Eco Higjiena

Analistët politikë vlerësojnë tani se partia e kryeministrit Haradinaj po përpiqet që të shfajësohet para opozitës, por edhe para qytetarëve për tokën që i fali Malit të Zi e liberalizimi nuk po vjen pa u arrestuar ‘peshqit e mëdhenj’ të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Edhe pse me vonesë dhe çmim tejet të lartë për vendin, përfundimisht kanë filluar të bien maskat e partive në pushtet, të cilat mashtruan e tradhtuan qytetarët se me demarkacionin menjëherë vjen liberalizimi i vizave! E shitën ratifikimin e demarkacionit gjoja si kusht për liberalizimin e vizave për të shpëtuar lëkurën e tyre nga “Specialja”. Të njëjtit që e votuan demarkacionin, siç duket nuk i kishin bërë mirë llogaritë,…nuk e kishin menduar fare dialogun me Serbinë, i cili do t’i bëjë që shumë shpejt ta harrojnë demarkacionin me Malin e Zi çfarë sfidash do të sjellë demarkimi i kufirit me Serbinë”, thotë për gazetën “Kosova Sot” analisti Florim Zeqa

Duke iu referuar nismës së Grupit parlamentar të AAK-së, që ta iniciojë në Kuvend miratimin e një rezolute për pezullimin e bisedimeve me Serbinë deri në vendimin e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovarët, analistët politikë, por edhe qytetarët e anketuar, vlerësojnë se me këtë veprim të partisë së kryeministrit po bien përfundimisht maskat e të gjitha partive në pushtet, të cilat mashtruan dhe tradhtuan qytetarët se me demarkacionin menjëherë vjen liberalizimi i vizave.

Analistët politikë vlerësojnë tani se partia e kryeministrit Haradinaj po përpiqet që të shfajësohet para opozitës, por edhe para qytetarëve për tokën që i fali Malit të Zi e liberalizimi nuk po vjen pa u arrestuar ‘peshqit e mëdhenj’ të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndryshe, sipas tyre, inicimi i rezolutës nga deputetët e AAK-së gjoja për ndërprerjen e dialogut me Serbinë deri në liberalizimin e vizave për Kosovën po konsiderohet vetëm si një tallje e radhës me qytetarët e nëpërkëmbur kosovarë nga kinse qeveria e tyre. Sipas analistëve, janë pikërisht këta politikanë, të cilët edhe pse e shitën ratifikimin e demarkacionit gjoja si kusht për liberalizimin e vizave, të njëjtit që e votuan atë, pra edhe deputetët e AAK-se në krye me Donika Kadaj-Bujupi, e cila shëtiti nga AAK-ja në VV-ja e tash prapë në AAK, mashtruan qytetarin duke ndërruar qëndrime për çdo ditë, kurse tani po tentojnë serish t’i tallin qytetarët, gjoja me vendimin që të sjellin në Kuvend rezolutën për të kushtëzuar dialogun me liberalizimin e vizave! Analistët theksojnë se këtë tallje të radhës po e bëjnë pasi që edhe pse kaluan 4 muaj pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi dhe vizat nuk po hiqen. Loja duket e kurdisur kësaj radhe nga qeveria dhe kryeministri Haradinaj, partia e të cilit ishte më e zhurmshmja dhe për 3 vjet me radhë e kundërshtoi demarkacionin, duke e quajtur Murat Mehën edhe “peder” para kamerave publike në Kuvend dhe tani po heshtin dhe nuk ka asnjë lëvizje për sa i përket rishikimit të kufirit, të cilin e ratifikuan pas 3 vjet telenovelash dhe kundërshtimesh, derisa morën më në fund pushtetin përmes mashtrimit të popullit, thonë analistët.

ZEQA: ATA QË E SHITËN TERRITORIN E VENDIT TË TYRE TANI PO TENTOJNË SËRISH T’I TALLIN QYTETARËT ME REZOLUTËN PËR TË KUSHTËZUAR DIALOGUN ME LIBERALIZIMIN E VIZAVE

Analisti politik Florim Zeqa thotë për “Kosova Sot” se ardhja në pushtet e politikanëve mashtrues, me kauza të rrejshme, siç ishin demarkacioni me Malin e Zi, transformimi i FSK-së në ushtri, liberalizimi i vizave etj., Kosovës vetëm sa i kushtuan me humbje territori, qytetarëve me humbje të shpresave për jetë në vendin e tyre të lindjes.”Edhe pse me vonesë dhe çmim tejet të lartë për vendin, përfundimisht kanë filluar të bien maskat e partive në pushtet, të cilat mashtruan e tradhtuan qytetarët se me demarkacionin menjëherë vjen liberalizimi i vizave! E shitën ratifikimin e demarkacionit gjoja si kusht për liberalizimin e vizave për të shpëtuar lëkurën e tyre nga “Specialja”. Të njëjtit që e votuan demarkacionin, siç duket nuk i kishin bërë mirë llogaritë,…nuk e kishin menduar fare dialogun me Serbinë, i cili do t’i bëjë që shumë shpejt ta harrojnë demarkacionin me Malin e Zi, çfarë sfidash do të sjellë demarkimi i kufirit me Serbinë. Sikurse ata që e shitën, ashtu edhe ata që e votuan, pushtet dhe opozitë së bashku, e kanë vulosur njëjtë turpin dhe tradhtinë për vendin”, është shprehur Zeqa për “Kosova Sot”. Ai tutje ka thënë se të njëjtë para aktit të tradhtisë u gjenden edhe deputetët endacakë që kërcenin sikurse karkalecat nga njëra parti në tjetrën, siç ishte rasti i Donika KadajBujupi,…e hiq më mirë nuk kaluan as dezertorët e fundit të Kuvenditdeputetët e LDK-së, të cilët më shumë se vetes së tyre iu besuan mashtrimeve të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj (kryeministër i vendit),…për të cilin një deputet me origjinë nga treva e Rugovës, në prag të votimit të demarkacionit, publikisht në emision televiziv kishte thënë: “Unë i besoj zotit Ramush Haradinaj…”!

Ai thotë se inicimi i Rezolutës nga deputetja e AAK-së, zonja Donika Kadaj-Bujupi, gjoja për ndërprerjen e dialogut me Serbinë deri në liberalizimin e vizave për Kosovën, s’është gjë tjetër veçse një tallje e radhës me qytetarët e nëpërkëmbur kosovarë nga kinse qeveria e tyre! “Të njëjtit që e shitën dhe kontrabanduan territorin e vendit të tyre tani po tentojnë sërish t’i tallin qytetarët, gjoja me vendimin për të sjellin në Kuvend Rezolutën për të kushtëzuar dialogun me liberalizimin e vizave. Ratifikimi nën premtimin mashtrues për rishikim të kufirit me Malin e Zi, është pak më tepër se mashtrim, është tradhti kombëtare. Mashtrim i hidhur mund të jetë për “intelektualët” e LDK-së që i besuan një maskarade mashtruese të njerëzve më jokredibilë në vend (Thaçi, Veseli, Haradinaj). Braktisja e vonuar dhe plot hipokrizi e Kuvendit nga ana e deputetëve të LDK-së është një tendencë për shfajësimin e tyre për faljen e 8200 hektarëve tokë Malit të Zi. Rishikimi i kufirit me Malin e Zi jo vetëm që nuk ndodhi pas 4 muajsh, nuk do të ndodhë as pas 4 vitesh dhe asnjëherë, ngase Mali i Zi nuk do të pranojë asnjëherë rikthimin e asaj që e rrëmbeu me dinakëri nga politikanët naivë kosovarë. Siç nuk është pritur të barazohet Ramush Haradinaj me Murat Mehën, nuk është pritur që LDK-ja shtetformuese të heqë dorë aq lehtësisht nga territori i vendit dhe vija institucionale e ndërtimit të shtetit”, theksoi analisti Zeqa për “Kosova Sot”. Gani Qarri Florim Zeqa

“Shumë deputetë dhe subjekte politike deklaronin furishëm bindjet tyre kinse kundër demarkacionit dhe disa vendimeve të dialogut, apo kërkonin edhe rezoluta dhe kur erdhën në pushet i shtinë veshët në lesh. Një rast eklatant e kemi kaçurrelen Donika Kadaj-Bujupi, e cila ishte një lloj aventuriste nëpër subjekte të ndryshme politike vetëm për t’i shikuar ato në brendësi se çfarë oreksi kanë dhe duke shitur pseudopatriotizëm dhe në fund mbetet hiq më shumë se një tallje me qytetarët që ia dhanë votën, bekimin, besimin për deputete. Tani propozimi për rezolutën nga AAK-ja dhe deputetja Donika Kadaj-Bujupi nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje për mbulimin e asaj që ishte një lojë e pandershme me qytetarin, derisa e kundërshtonte demarkacionin si kusht për vizat edhe duke hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës”, theksoi analisti Ali Hertica për “Kosova Sot”

QARRI: DEMARKACIONI U PËRDOR VETËM SI SHKAK PËR ARDHJE NË PUSHTET

UBT

Analisti Gani Qarri thotë për “Kosova Sot” se kjo nismë e re e AAK-së tregon qartë se çështja e demarkacionit dhe kundërshtimi i vazhdueshëm i marrëveshjes së mëparshme të demarkimit nga AAKja, Nisma dhe Lëvizja ‘Vetëvendosje’ paska qenë vetëm farsë e asgjë më tepër, një kauzë e rrejshme dhe strategji për ardhjen e ish-opozitës në pushtet dhe asgjë më tepër.”Taktizim i thjeshtë para qytetarëve dhe mashtrim i opinionit publik, i kamufluar me patriotizëm fals. Megjithëse me të ardhur në pozitën e kryeministrit Ramush Haradinaj, përveç “pagëzimit” të Murat Mehës me epitetin “peder” e shkarkoi edhe ish-komisionin e kryesuar nga ai, duke krijuar një komision të ri dhe lënë me shpresën se ai do t’i vinte gjërat në vend, ashtu siç kishte premtuar qindra herë, fatkeqësisht deri më tani nuk ndodhi asgjë.

Madje mashtrimit më të ri, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj i shkuan deri në fund, duke orkestruar, para votimit të Demarkacionit në Kuvend, edhe një të ashtuquajtur marrëveshje për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi dhe gënjyer hapur e pa fije turpi gjithë popullin shqiptar, se kinse me votimin e Demarkacionit, do të vinte menjëherë edhe liberalizimi i vizave. Pas tradhtisë sërish të opinionit publik, si dhe të gjithë qytetarëve të vendit që ende u besojnë atyre, tanimë kanë filluar përfundimisht që t’u bien maskat edhe partive në pushtet. Megjithëqë kanë kaluar rreth tri vite nga nënshkrimi i marrëveshjes për demarkimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe mbi katër muaj nga votimi i tij në Parlament, ani pse qysh në mbledhjen e parë të Qeverisë, të kryesuar nga z. Haradinaj, u krijua komisioni i ri me në krye Shpejtim Bulliqin, për përmirësimin e gabimeve të Mehës dhe vendosjen e kufiri në Kullë e Çakorr”, po dëshmohet katërçipërisht se çështja e Demarkacionit u përdorur vetëm si shkak për ardhje në pushtet, ngase ende nuk ka asnjë paralajmërim as lëvizje sado të vogël për korrigjimin e pikave kontestuese me këtë shtet fqinj”, theksoi analisti Qarri për “Kosova Sot”.

Madje, sipas Qarrit, partia e kryeministrit dhe vetë z. Haradinaj, në vend të korrigjimit të premtuar të kufirit, tanimë kanë nisur të shpikin arsye dhe përpiqen të shfajësohen para qytetarëve dhe opozitës, si për 8300 hektarë tokë të falur Malit të Zi, ashtu edhe për mos heqjen e vizave, liberalizimi i të cilave, shihet se nuk ka gjasa të ndodhë, pa arrestimin e pushtetarëve të inkriminuar, mafio-oligarkëve, si dhe ‘peshqve më të mëdhenj’ të korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilët kanë marrë ligjin në duart e tyre, shkaktojnë kaos kudo që munden e arrijnë, abuzojnë hapur me paranë publike në Kosovë, nuk lejojnë vënien e rendit e të ligjit dhe pengojnë çfarëdo ecje përpara të këtij vendi.

Haziri: Haradinaj në mënyrë të padenjë ndryshoi qasjen nga ajo që e kishte dikur! Politologu Arsim Haziri po ashtu thotë se të gjitha subjektet politike çështjen e demarkacionit, saktësisht kundërshtimin e saj, e kanë bërë për ta fuqizuar kinse imazhin e tyre politik.”Kjo madje u dokumentua edhe me ardhjen e z. Haradinaj në pushtet, i cili arriti në mënyrë të padenjët të ndryshojë qasjen nga ajo që e kishte dikur. Ratifikimi i demarkacionit, i cili gjithnjë e më shumë që ishte paraqitur si shtytës drejt për kalimin e Kosovës në këtë hapësirë, nuk ndodhi, madje kjo çështje arriti për ta dëshmuar në mënyrë argumentuese ambicien e tyre të sëmurë drejtpushtetit”, është shprehur Haziri për gazetën “Kosova Sot”. Inicimin e rezolutës nga AAK-ja më shumë e shoh në pikëvështrim skeptik sesa të drejtë e objektiv.Sipas magjistrit të Shkencave politike, Ali Hertica, tani telenovela e të gjitha subjekteve politike po vjen dalëngadalë, duke prekur fundin nga të gjithë pushtetarët mashtrues, të cilët po e tradhtojnë skajshmërisht qytetarin dhe vetë sovranin e shtetit, nga e gjithë politika çoroditëse dhe mosmbajtja premtimit të dhënë gjatë skenarit të tyre politik.

BADALLAJ: PËR TË FITUAR VIZAT DUHET BURGOSUR KËTA HAJNA, MAFIO-OLIGARKË TË KRIMIT TË ORGANIZUAR TË KANALEVE TË NËNTOKËS KRIMINALE

Sipas analistit Reshat Badallaj, është ditur kaherë se me bandat politike të mbushura me plot banditë e kryebanditë, me hajna që më shumë ka në majat e shtetit dhe në bandat politike, që më shumë ka këtu se nëpër burgje, nuk ka liberalizim vizash, sepse këta janë mashtrues, rrenacakë, të pafytyrë të pabesë dhe dilenxhinj.”Ky soj banditësh që nga paslufta shtetin e kanë kapur për fyti dhe nuk e lëshojnë dot, e mbajnë me rrena, mashtrime dhe hajni. Por, ky grup banditësh ka vepruar sipas stilit sicilian dhe kolumbian, së pari i kanë vënë në sistemin gjyqësor mbeturinat e kombit, zagarët e langonjtë që i kanë shërbyer Titos e kasapit Slobodan Millosheviq, pastaj formuan klanin banditesk “Pronto” u lidhën me bandën serbiane Devolli, me “probatimin” e Sreten e Boguljub Kariqit, Ramiz Kelmendin dhe pastaj nga ky zinxhir i fortë antishtetëror u shtrin si vaji në lakra. Dhe, më thoni cila bandë politike me kryebanditët nuk u lidhën me këta kriminelë? Le të guxojë të thotë vetëm njëri dhe ne ia tregojmë një nga një. Domosdoshmërish për të fituar vizat duhet burgosur këta hajna, mafio-oligarkë të krimit të organizuar të kanaleve të nëntokës kriminale që është në Kosovë, bile më e rrezikshme jo vetëm në Kosovë, por në tërë Ballkanin e më gjerë”, theksoi analisti Badallaj për “Kosova Sot”. Badallaj thotë se nuk mund të kushtëzohet liberalizimi me inicimin e rezolutave nga ata që nuk e dinë së çfarë është turpi.

Qytetarët nuk i besojnë më askujt për liberalizimin e vizave

Qytetarët e anketuar, të pyetur rreth iniciativës së AAK-së për bllokimin e dialogut me Serbinë, si kushtëzim për liberalizimin e vizave, e quajnë si një turp të madh të partisë së kryeministrit, sepse çfarëdo loje që luhet nuk mund të ketë liberalizim vizash pa u luftuar si duhet krimi e korrupsioni, kushti më i fundit, por më seriozi i kërkuar nga BE-ja.

Kështu mendon qytetari Gani Berisha. “Po e mashtrojnë dhe po e gënjejnë qytetarin vazhdimisht. Që sa vjet na kanë thënë këta se liberalizimi do të bëhet edhe 6 muaj edhe tre muaj. Kjo lojë është bërë deri më sot. E sa vite kanë shkuar duke premtuar kështu deri më sot. Kjo nuk ka ndodhur dje, nuk do të ndodhë as nesër dhe as gjatë këtij viti, pa u plotësuar kushtet sikur që janë kërkuar. Madje liberalizim të vizave mund të ketë vetëm kur t’ua plotësojnë të gjitha kushtet serbëve, vetëm atëherë mund ta marrim liberalizimin e vizave. Nëse këta janë të gatshëm të japin çfarëdo që ata serbët kërkojnë atëherë mund ta marrim liberalizimin e vizave. Këta janë të shantazhuar, prandaj nuk pres tjetër mundësi”, theksoi qytetari Gani Berisha për “Kosova Sot”. Gjykim të ngjashëm ka edhe qytetari Skënder Sinani, i cili thotë se kot shantazhon politika kosovare me kërcënim për ndërprerje të bisedimeve me Serbinë, sepse liberalizimi nuk vjen pa luftimin e korrupsionit në nivelin e lartë, pa shkëputjen e lidhjeve të larta kriminale. “Ata janë shumë të qartë, BE-ja, por politika jonë nuk po dëshiron të jetë sa duhet e qartë. Korrupsioni është pikë kryesore që kërkohet prej institucioneve të shtetit të Kosovës, çështja tjetër është krijimi i perspektivës për punësimin e të rinjve në shtetin e tyre dhe që ata të mos synojnë të ikin detyrimisht për shkak të gjendjes sociale në shtete tjera. Me sa di unë, asgjë nuk është bërë deri më tani në krijimin e perspektivës së qëndrueshme për punësimin e brezit të ri, të kuadrove të reja që po na dalin për çdo vit. Duke u bazuar në këtë realitet nuk ka kurrfarë shansesh që të presim një vendim pozitiv nga BE-ja edhe për liberalizimin e vizave. Puna e liberalizimit të vizave është sikur procedura e aplikimit për letërnjoftim dhe kompletimi i dokumenteve. Shkon aty e dorëzon certifikatën e lindjes, nënshtetësinë, bëhet fotografimi, pagesa përkatëse dhe ia mbaron procedura. Pra, edhe kriteret për liberalizimin e vizave i ngjasojnë pikërisht kësaj matematike të thjeshtë. Kjo që tani këta po tentojnë të shantazhojnë me mospjesëmarrje në dialogun me Serbinë, si kusht për vizat, nuk çon peshë aspak dhe nuk ka asnjë lidhje me atë punë, sepse problemi është thjesht i brendshëm dhe jo i jashtëm”, theksoi Skënder Sinani për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)