Pushtetarët si skllavopronarët, në izolim i lënë qytetarët

Duke u nisur nga fakti që qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mbeten akoma të vetmit të izoluar në Evropë, kurse politikanët e këtij shteti për ta thyer këtë izolim kanë gjetur mundësinë e pajisjes së tyre me pasaporta të Shqipërisë për të lehtësuar lëvizjen e tyre pa viza, analistët konsiderojnë se ky është një mesazh tepër i keq që njerëzit e politikës e japin për qytetarin, dhe nuk mërziten fare që qytetarët kanë mbetur të izoluar. Në vend se ta luftojnë krimin e korrupsionin, këta politikanë që kemi në pushtet vetëm sa e vodhën dhe zhvatën shtetin e Kosovës një nga një, që nga 17 shkurt 2008, por edhe më herët, edhe atë deri në miliarda euro për afro 11 vjet në kontinuitet. Paratë e shtetit përfunduan përmes vjedhjeve të tenderëve, monopoleve dhe krimit të organizuar në xhepat e mafio-oligarkëve të inkriminuar.
Zeqa: Politikanët e inkriminuar kosovarë, përveç pasaportave diplomatike, po i marrin edhe pasaportat e Shqipërisë për të udhëtuar pa viza në vendet e BE-së.
“Përderisa qytetarët po vazhdojnë të vuajnë të nënshtruar izolimin, pushtetarët e të dyja niveleve, si në Qeverinë qendrore, ashtu edhe në atë lokale, jo vetëm se sigurojnë lëvizjen e lirë me marrjen e pasaportave të Shqipërisë, por ata edhe jetojnë në luks të pafund, në shtetin ku në vend të ligjit sundojnë padrejtësitë, abuzimet, nënshtrimi, pasiguria, mjerimi social, papunësia rekorde dhe varfëria ekstreme ekomomike”, thotë analisti Gani Qarri për “Kosova Sot”.
Duke u nisur nga fakti që qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mbeten akoma të vetmit të izoluar në Evropë, kurse politikanët e këtij shteti për ta thyer këtë izolim kanë gjetur mundësinë e pajisjes së tyre me pasaporta të Shqipërisë për të lehtësuar lëvizjen e tyre pa viza, analistët konsiderojnë se ky është një mesazh tepër i keq që njerëzit e politikës e japin për qytetarin, dhe nuk mërziten fare që qytetarët kanë mbetur të izoluar. Në vend se ta luftojnë krimin e korrupsionin, këta politikanë që kemi në pushtet vetëm sa e vodhën dhe zhvatën shtetin e Kosovës një nga një, që nga 17 shkurt 2008, por edhe më herët, edhe atë deri në miliarda euro për afro 11 vjet në kontinuitet. Paratë e shtetit përfunduan përmes vjedhjeve të tenderëve, monopoleve dhe krimit të organizuar në xhepat e mafio-oligarkëve të inkriminuar.
Ish-deputeti nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj, thotë se është shumë e vërtetë që shumë funksionarë të lartë të Republikës së Kosovës marrin pasaportë të Republikës së Shqipërisë për të lëvizur pa viza nëpër vendet e BE-së, dhe ky veprim nuk është aspak korrekt në raport me qytetarët e zakonshëm që nuk e kanë këtë mundësi dhe njëherësh është edhe injorim i vetë shtetësisë të cilën e kanë si qytetarë të Republikës së Kosovës.”Ky është nënçmim i madh i pasaportës së Republikës së Kosovës dhe i vetë Republikës së Kosovës. Asnjë funksionar i lartë i Kosovës nuk ka asnjë problem për të marrë vizë në cilindo shtet nëse udhëtimi bëhet për nevoja zyrtare. Pastaj, vizat për funksionarët e lartë i rregullon shërbimi i protokollit i institucionit përkatës. Këta funksionar, vetëm për të mos e kryer një shërbim të thjeshtë, udhëtojnë me pasaportë të një shteti tjetër, si qytetarë të atij shteti e jo të shtetit të Kosovës”, potencoi ai për “Kosova Sot”.
Pushteti inkriminohet
Sipas Dr. Hysni Aliut, një veprim i tillë është tradhti në besimin e dhënë nga vota qytetare dhe njëherë është distancim i madh nga populli dhe ndarja e përbashkët e halleve dhe nevojave të përditshme. “Marrja e pasaportave të Shqipërisë, që të kenë mundësi të privilegjuara të lëvizjes së lirë, nga pushtetarët e të gjitha nivele për vetveten dhe familjarët e tyre, tregon së pari për ndarjen e madhe në shtresa të shoqërisë, ku ekziston shtresa e oligarkëve që kanë çdo gjë që ju nevojitet dhe shtresa tjetër e të vuajturve që jetojnë duke shpresuar në gënjeshtrat e oligarkëve, se një ditë do të bëhet mirë”, theksoi ai. “Kjo tregon gjithashtu për një ndërlidhje të kriminalitetit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Gjithashtu tregon për mungesën e përgjegjësisë morale të pushtetarëve në raport me popullatën dhe mungesë e respektit për shtetin që përfaqësojnë. Tregon gjithashtu se sa i kriminalizuar është shteti shqiptar dhe udhëheqësja atje, e cila jep nënshtetësi në bazë të preferencave personale e jo ligjore. Shkurt për të thënë “pushtetarët tanë po ikin nga kjo luftë dhe po e lënë popullatën të luftoj në një betejë të pa shpresë, pa armë dhe në betejë në mes të pabarabartëve”, sepse “armët” ua ka marrë pushteti me krim dhe korrupsion, i cili është pengesa kryesore për liberalizimin e vizave”, vlerësoi Aliu për “Kosova Sot”.
Qytetarët e izoluar ndjehen të mashtruar nga qeveritarët
Gazetari ka anketuar edhe qytetarë rasti për mënyrën se si këta politikan në pushtet e mashtruan popullin për më shumë se një dekadë që do bëhet shpejtë liberalizimi i vizave, pot ky proces po zvarritet për fajin e tyre dhe qytetarët po mbeten të izoluar. Enver Hoti është një veteran lufte nga komuna e FushëKosovës, dhe sipas tij e është një mashtrim i turpshëm që kanë bërë të gjithë pushtetarët e deritanishëm me qytetarin, duke i premtuar tash e 10 vite liberalizim vizash, nga mandati në mandatin tjetër qeverisës, dhe nuk po bëhet ky proces për shkak se këta nuk i kryen detyrat e shtëpisë, nuk e luftuan krimin e korrupsionin, por ngecën shumë edhe në zhvillimin e ekonomik të vendit, për t’i ofruar më shumë perspektivë qytetarit. “Pajisja e këtyre njerëzve që i kemi në pushtet me pasaporta të Shqipërisë, për të siguruar lëvizjen e tyre të lirë në zëvendësim të mungesës së liberalizimit të vizave për neve kosovaret, është një tradhti ndaj qytetarit të zakonshëm dhe të pafuqishëm dhe duhet të jetë diçka e turpshme si veprim i tyre që po na lënë neve të izoluar, e për vete dhe familjarët po i sigurojnë të gjitha privilegjet. Kjo flet mjaftueshëm se sa ata realisht janë të interesuar për qytetarin dhe sa i mbajnë premtimet e tyre”, u shpreh ai.”Ne populli kosovar veç jemi mësuar kështu të heqim e të vuajmë dhe s’kemi çka bëjmë tjetër, duhet të presim, edhe pse kjo punë shkoj gjatë duke na premtuar tash e dhjetë vjet nga viti në vit. Unë kam shpresuar se do bëhej diçka brenda këtij viti, por ja që po flitet se nuk do të ndodhë. Unë mendoj se përgjegjësia është krejtësisht e këtyre, sepse Evropa nuk na pranon neve me këtë ngecje tepër të madhe në sundimin e ligjit, mungesën e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Shikoni se në çfarë vendi po jetojmë, të mos e shohim vetëm qendrën e qytetarit që duket pak sa mashtrueshëm, derisa është në periferi katastrofë e madhe nga mbeturinat dhe pa pastërtia. Kështu e kemi edhe në Fushë- Kosovë, m’u përballë komunës, ejani e shikojeni. Pastaj në nivel vendi mungon edhe përkujdesja shëndetësore. Edhe personalisht jam ballafaquar me probleme serioze në shëndetësi, ku për një operacion mjaft serioz që duhet ta bëjë në QKUK më kanë thënë se duhet të pres në termin hiq më pak se dy vjet. Me këtë nivel të ngecjes në të gjitha fushat dhe të mosfunksionimit të shtetit nuk na do Evropa, prandaj nuk kemi edhe liberalizim vizash me këta njerëz që po keqqeverisin”, theksoi më tutje Hoti.
Qytetari Ramadan Muqolli thotë se është e padrejtë se si po mbeten qytetarët e Kosovës të izoluar, kurse politikanët dhe qeveritarët po gjejnë zgjidhje përmes marrjes së pasaportave të Shqipërisë. “Kjo është një padrejtësi e madhe që po na bëhet edhe nga ana e Evropës, por edhe prej stafit menaxhues të Republikës së Kosovës, sepse po shkon një kohë e gjatë dhe nuk u arrit ndonjë gjë pozitive”, vlerësoi ai për “Kosova Sot”. Sipas Muqollit, ne akoma jemi mbrapa , jemi të izoluar dhe nuk po na mundësohet që të barazohemi politikisht me popujt e tjerë të Evropës.
GURAZIU: QYTETARËT E KOSOVËS MBETEN TË IZOLUAR!
Po aq kritik është edhe analisti Ragip Guraziu.”Qytetarët e Kosovës mbeten të izoluar – politikanët e të gjitha partive njëri pas tjetrit po i marrin pasaportat e Shqipërisë dhe kështu po i shpëtojnë izolimit që do të duhej hequr për të gjithë nëse do të kishim liberalizimin e vizave. Mesazhet e politikanëve të Kosovës para qytetarëve me marrjen e pasaportave së Shqipërisë janë një faqe e zezë e pambaruar. Ata kështu po veprojnë vetëm për të lehtësuar lëvizjen e tyre, derisa qytetarëve po ia mbyllin sytë dhe po i rrejnë për çdo vit se këtë vit po bëhen e kur po kalon viti i premtimeve, e njëjta metodë po përsëritet vitin tjetër e kështu me radhë”, tha Guraziu për “Kosova Sot”.
QARRI: PARATË E VJEDHURA NGA TENDEROMANIA DHE KRIMI I ORGANIZUAR PËRFUNDUAN NË XHEPAT E POLITIKËBËRËSVE DHE MAFIO-OLIGARKËVE!
Ndërsa analisti Gani Qarri vlerëson se Kosova të paktën pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurti 2008 e këtej, në vend se të zhvillohet ekonomikisht, asaj për rreth 11 vjet me radhë, përmes monopoleve të pushtetarëve në tenderë, i`u vodhën e zhvatën me qindra miliona e ndoshta edhe miliarda euro, ndërsa paratë e vjedhura nga tenderomania dhe llojet e tjera të krimit të organizuar, përfunduan në xhepat dhe kontot brenda e jashtë vendit, të politikëbërësve dhe mafio-oligarkëve më të inkriminuar partiakë e klanorë në Kosovë, prandaj qytetarët mbeten të izoluar kurse politikanët marrin pasaporta të Shqipërisë. “Madje politikanët e inkriminuar të Kosovës jo vetëm se nuk mërziten për varfërinë e madhe, papunësinë as izolimin e qytetarëve të vendit, por ata po japin edhe shembullin më të keq, duke marrë njëri pas tjetrit pasaportat e Shqipërisë për të siguruar për vete dhe bashkëfamiljarët, lëvizjen e lirë dhe pa viza, në BE dhe vendet e Shëngenit, përderisa qytetaret kosovarë vazhdojnë të ngelin edhe më tej të izoluar dhe tërësisht të pashpresë se vërtetë do të ketë ndonjë rrugëdalje me këtë klasë të inkriminuar politike”, potencoi Qarri për “Kosova Sot”.
GURAZIU: QYTETARËT E KOSOVËS MBETEN TË IZOLUAR!
Po aq kritik është edhe analisti Ragip Guraziu.”Qytetarët e Kosovës mbeten të izoluar – politikanët e të gjitha partive njëri pas tjetrit po i marrin pasaportat e Shqipërisë dhe kështu po i shpëtojnë izolimit që do të duhej hequr për të gjithë nëse do të kishim liberalizimin e vizave. Mesazhet e politikanëve të Kosovës para qytetarëve me marrjen e pasaportave së Shqipërisë janë një faqe e zezë e pambaruar. Ata kështu po veprojnë vetëm për të lehtësuar lëvizjen e tyre, derisa qytetarëve po ia mbyllin sytë dhe po i rrejnë për çdo vit se këtë vit po bëhen e kur po kalon viti i premtimeve, e njëjta metodë po përsëritet vitin tjetër e kështu me radhë”, tha Guraziu për “Kosova Sot”. MASHTRIM SHTETËROR “Këta funksionarë të lartë mundohen t’i mashtrojnë zyrtarët e Bashkimit Evropian se gjoja po angazhohen për plotësimin e kushteve për liberalizim të vizave, ndërsa në fakt i thellojnë krimin dhe korrupsionin në Kosovë, në vend që ta bëjnë të kundërtën. Si pasojë e gjithë kësaj, Kosova mbetet e izoluar dhe qytetarët e saj nuk kanë mundësi të udhëtojnë në vendet e BE-së, jo vetëm për vizita familjare e turistike, por as për nevoja shërimi apo punësimi, duke u ballafaquar kështu me izolim, papunësi dhe probleme të shumta shëndetësore. E gjithë kjo tregon se funksionarët e lartë të Kosovës nuk mërziten për izolimin dhe problemet e qytetarëve, ata shohin vetëm interesat e tyre, duke e lënë Kosovën të izoluar, të zhytur në krim e korrupsion, duke e lënë si një vend të pashpresë, nga i cili duhet ikur sa më parë”, tha Adem Salihaj për “Kosova Sot”.
BADALLAJ: KËTA BANDITË NUK E KANË HALLIN QË QYTETARËT PRESIN ME MUAJ E ME VITE NËPËR DYERT E AMBASADAVE TË HUAJA PËR NJË VIZË!
Analisti politik Reshat Badallaj thotë se janë banditët e bandave politike në Kosovë që me marrjen e pasaportës të Shqipërisë, përpos që japin një imazh të keq, tregojnë se qytetarët e Kosovës janë të pashpresë dhe të lënë në shi.”Pra, këta banditë të bandave politike del se shikojnë vetëm interesin e tyre personal dhe të familjes së tyre për të bërë sallamadi nëpër vende të botës, ndërkaq as që i intereson interesi i qytetarëve të tyre që i a kanë blerë dhe vjedhur votën. Këta banditë as nuk e kanë hallin që qytetarët e vendit presin me muaj e me vite nëpër dyert e ambasadave të huaja për një vizë për të dalë jashtë shtetit, ndërkaq këta matrapazët dhe hajnat marrin vizat pa problem dhe shkojnë kah të duan. Pra, a ka imazh më të keq, ose ndryshe kjo mund të quhet lirisht tradhti”, tha Badallaj për “Kosova Sot”.
ZEQA: QYTETARËT KOSOVARË NGELIN TË IZOLUAR DHE TË PASHPRESË SE DO TË KETË NDONJË RRUGËDALJE ME KËTË KLASË KUSARËSH POLITIKË TË INKRIMINUAR
Sipas analistit politik Florim Zeqa, nga shkaku i degradimit institucional, korrupsionit, krimit të organizuar dhe thyerjes së shpresave të popullatës, Republika e Kosovës e 17 shkurtit 2008 gjithnjë e më pak është duke mbetur shtet i qytetarëve. “Pushtetarët një nga një, që nga 17 shkurti 2008 e këndej, e vodhën dhe zhvaten shtetin e Kosovës, edhe atë deri në miliarda euro për afro 11 vite në kontinuitet. S’ka liberalizim të vizave këtë vit dhe ndoshta as në vitin e ardhshëm shkaku i skandaleve të fundit, filluar nga kërcënimet ndaj prokurorit Elez Blakaj për ngritjen e aktakuzës ndaj 12 eksponentëve politikë dhe ushtarakë për shpërdorim me listat e veteranëve, pastaj drogës e armëve në veturën e familjarëve të shefit të AKI-së… e deri të sulmi fizik i vëllait të presidentit Thaçi ndaj shefit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli, dhe drejtorit të kompanisë private të sigurimeve “Illyria”, Gianni Sokolic. Mirëpo, kjo nuk është pengesë edhe për politikanët e korruptuar dhe inkriminuar ‘kosovarë, të cilët përveç pasaportave diplomatike po i marrin edhe pasaportat e Shqipërisë për të lehtësuar lëvizjen e tyre pa viza në vendet e BE-së”, u shpreh ai. “Pushtetarët aktualë nuk mërziten fare pse qytetarët kanë mbetur të izoluar, pa liberalizim vizash, ndërkaq politikanët e të gjitha partive, njëri pas tjetrit, po marrin pasaportat e Shqipërisë, ndërkaq qytetarët kosovarë ngelin të izoluar dhe të pashpresë se do të ketë ndonjë rrugëdalje me këtë klasë kusarësh politikë të inkriminuar në Kosovë”, vijoi më tej Zeqa.”Kjo klasë kusarësh politikë, ose më qartë, të gjitha partitë politike pa dallim, janë të lidhur me nëntokën kriminale, respektivisht me bizneset e pista dhe korporatat e inkriminuara, përmes së cilave vijnë në pushtet dhe mbajnë atë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve. Përderisa pushtetarët e të dyja niveleve, si në qeverinë qendrore po ashtu edhe ne atë lokale, marrin pasaportat e Shqipërisë dhe jetojnë në luks përrallor, qytetarët e izoluar vuajnë për gjithçka në shtetin ku nuk sundon ligji, e ku sundojnë padrejtësitë, abuzimet, nënshtrimi, pasiguria, mjerimi social, papunësia rekorde dhe varfëria ekstreme. Si pasojë e degradimit institucional dhe mjerimit social, i madh e i vogël përpiqet të ikë nga ky vend i pashpresë, i sunduar nga mafio-politika dhe nëntoka kriminale, i zhytur në krim të organizuar dhe korrupsion të paparë deri më tani në trojet shqiptare”, tha Zeqa për “Kosova Sot”.
(Kosova Sot)