Mobi Casa

Pushohet procedura ndaj Weltwoche-s: Nuk ka racizëm në fotografinë e Mentorit!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“As teksti dhe as fotografia nuk plotësojnë figurën e veprës penale të diskriminimit në bazë race”, ka konstatuar Prokuroria

Rasti i Mentorit, romit të vogël nga Gjakova, të pasqyruar në faqen e parë të javores “Weltwoche” nuk do të ndiqet penalisht. Këtë vendim e ka marrë Prokuroria e Përgjithshme e Cyrihut.

“As teksti dhe as fotografia nuk plotësojnë figurën e veprës penale të diskriminimit në bazë race”, ka konstatuar Prokuroria e Përgjithshme e Cyrihut lidhur me rastin.

Mobi Casa

Faqja e parë e javores zvicerane “Weltwoche” pati bërë bujë të madhe kur qe publikuar para sa muajsh. Ajo paraqiste një fëmijë rom i cili kishte drejtuar një revole-lodër në drejtim të kamerës. Në legjendën e fotografisë sugjerohej se “kështu edukohen romët që në fëmijëri për të ushtruar dhunë”.

Pasi qe zbuluar se Weltwoche këtë fotografi e kishte marrë nga një fotograf italian i cili kishte pasqyruar kushtet e rënda të jetesës së romëve në një lokalitet të Gjakovës. Ai atje kishte takuar Mentorin, atëbotë 4 vjeçar, të cilin e kishte fotografuar me revolen në fjalë.(albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.