Uji Dea

Pusetet e dëmtuara po paraqesin pasiguri për qytetarët e komunës së Vitisë

/ 2 minuta lexim

Viti – EVSB njofton se nëpër shumë trotuare vërehen puseta të mbyllura me gjësende të ndryshme, apo dhe ka puset të ujerave të zeza që kapakët e tyre janë të dëmtuara (thyera).

Fotot e dërguara nga qytetarët që banojnë në këto pjesë të rrugëve, tregojnë qartë gjendjen e këtyre puseteve.

Vend ndodhja e puseteve gjendet njëra afër Barnatores:”GALENI PHARM”, në drejtim të QKMF-së dhe puseta tjetër në rrugën”Mustaf Koka” në Viti.

Pusetet e tilla paraqesin pasiguri dhe rrezik për qytetarët e Vitisë, për kalimtarët e rastit, veçmas të banorëve të këtyre lagjeve.

Mobi Casa

Në rrugën”Mustaf Koka”, përpos puseteve të dëmtuara, aty është identifikuar dhe një dukuri tjetër mjaft shqetësuese për banorët!

Nga fotoja vërehen disa shpezë në trotuar (sorra) të ngordhura, këto raste janë bukur të shpeshta thuhet në reagimin e qytetarëve.
Si pasojë apo shkaktar i ngordhjes së tyre është Rryma elektrike.
Grumbullimi i shpezëve në rrjetin elektrik formon lidhje të shkurtër dhe shpezët po pësojnë.

Banorët e kësaj rruge ndjehen të frikësuar nga rrjeti elektrik, sepse nga kjo lidhje e shkurtër mundë të ndodhë të shkëputet ndonjë tel elektrik dhe të bie në tokë, e që lehtë mundë të pësoj ndonjë qytetar apo kalimtar rasti.

EVSB-u bënë thirrje organeve kompetente që të marrin masat e duhura para se të pësoj ndokush, si për rastin e puseteve, po njashtu dhe për rastin e rrjetit elektrik thuhet n njoftimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/