Fundamenti

Puset e hapura shqetësuese për qytetarët vitias

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – EVSB thotë se puset e hapura ende janë shqetësuese për qytetarët e Komunës së Vitisë. Pusetat të cilat nuk shfrytëzohen, të mbyllen, e ato që përdoren të sigurohen, përndryshe merren masat ligjore, kështu ishte punuar e vepruar vite më par nga EVSB dhe Policia e Kosovës.

Edhe pse është punuar mjaft nga EVSB dhe Policia e Kosovës, nē këtë drejtim, si me identifikime të puseve si me fushata vetëdijesuese kundër puseve të hapura, po ashtu janë marrë edhe masa të drejtpërdrejta me pronarët të cilët kanë hapur pusetet për arsyet e tyre.

Pusetat të cilat nuk shfrytëzohen, të mbyllen, e ato që përdoren të sigurohen, përndryshe merren masat ligjore, kështu ishte punuar e vepruar vite më par nga EVSB dhe Policia e Kosovës.

Por fatkeqësisht kjo dukuri ende është prezentë, dhe mjaft shqetësuese për banorët e ati mjedisi.

Sipas qytetarëve, këto puseta janë të hapura mbi dy (2)muaj, dhe askush nga organet gjegjëse nuk kanë marrë ndonjë veprim, pra nuk janë marrë me rastin.

Vendndodhja e puseteve është në fshatin Kabash, përballë, apo në afërsi të Xhamisë së fshatit.

Mobi Casa

Nga pamjet e mbërritura në dritaren tonë zyrtare të EVSB-së, mundë të shihni dukjen e pusit të hapur, i cili gjendet në fshatin Kabash, të Komunës së Vitisë.

Pusi i hapur, përpos që paraqet rrezik për njerëzit dhe kafshët, ai po e dëmton dhe rrugën e asfaltuar të asaj lagjeje të fshatit!

EVSB, apelon te organet përgjegjëse, që të marrin masa për mbylljen urgjente të këtij pusi, para se të filloj procesi mësimor, sepse në këtë rast më të rrezikuarit do të jenë nxënësit e Shkollës fillore “Ndre Mjeda” të fshatit Kabash.

Kjo pusetë dhe thellësia e sajë duhet të merren në konsideratë nga autoritetet vendore të Komunës së Vitisë, para se të përballemi me ndonjë incident të rëndë, apo tragjik!

EVSB, falënderon qytetarët për kontributin e tyre, dhe bashkëpunimin e ngushtë me EVSB-në thuhet në reagimin e Koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/