UBT

Punkt kontrolli në Letnicë për të parandaluar dëmtimin e pyjeve në këtë zonë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Me qëllim të parandalimit të dëmtimit të pyjeve në rajonin e Letnicës, në këtë fshat do të instalohet një punkt i kontrollës që do të përbëhet nga punonjës të Agjencionit Pyjor të Kosovës dhe policia. Ky punkt do të jetë funksional që nga dita e sotme dhe përmes tij synohet të parandalohet prerja dhe dëmtimi i pyjeve publike e private në këtë lokalitet.

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Viti Veton Ademi, ka potencuar se ky hap është shumë produktiv dhe besohet se do të rezultojë pozitivisht në ruajtjen e pyjeve në këtë pjesë. Ky ka qenë shqetësim i banorëve dhe e kemi shqyrtuar menjëherë dhe sot do të filloj të jetë në funksion punkti i përbashkët i kontrollit nga policia dhe rojeve të pyllit”, ka thënë Ademi.

Gjithashtu edhe Inspekcioni komunal i Vitisë, ka nisur evidentimin e pronave të uzurpuara në Letnicë dhe se nga sot ka filluar edhe aksioni për lirimin e pronave publike e private.

Mobi Casa

Me këtë rast, i pranishëm në fillimin e këtij aksioni ishte edhe kryetari i komunës Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga kryesuesi i kuvendit Naim Pira dhe qeverinë komunale, ku iu është apeluar qytetarëve të këtij lokaliteti, që të lirojnë këto prona të uzurpuara para se të bëhet ekzekutimi i dhunshëm.

Në fshatin Letnicë, konsiderohet një numër i pronave publike e private që janë të uzurpuara. “Në fshatin Letnicë, gjithë qytetarët që kanë uzurpuara pronat e të cilat në librat kadastral të komunës figurojnë si publike, i kemi njoftuar për aksionin dhe kemi kërkuara nga ata që ti lirojnë këto hapësira. Nëse kjo nuk ndodhë brenda kohës së paraparë atëherë do të fillojmë aksionin e ekzekutimit”, ka thënë drejtori i Inspekcionit Skender Ahmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.