United Hospital

Punimet në hyrje të Gjilanit ngrenë pikëpyetje: mungon mbikëqyrja në një nga segmentet më të ngarkuara

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Punimet në rrugën N25.2, në segmentin Bresalc–Gjilan, përkatësisht hyrja e Gjilanit, kanë ngritur shqetësime te banorët dhe qytetarët për mënyrën se si po zhvillohet projekti, veçanërisht lidhur me mbikëqyrjen profesionale të punimeve në terren.

Qytetarë që jetojnë dhe veprojnë pranë këtij segmenti rrugor thonë se janë befasuar nga prania e një kompanie nga Ferizaj në vendpunishte, ndërsa, sipas tyre, nuk kanë vërejtur praninë e organit mbikëqyrës që do të duhej të përcillte nga afër zbatimin e projektit.

Selmani, banor i kësaj zone, thotë se situata ka shkaktuar shqetësim, sidomos për shkak të rëndësisë së projektit dhe fluksit të madh të automjeteve në këtë hyrje të qytetit.

“Jetoj këtu afër dhe jam befasuar kur kam parë se po punohet pa e parë organin mbikëqyrës në vendpunishte. Nëse ka projekt, duhet të ketë edhe mbikëqyrje profesionale në çdo fazë të punimeve. Kjo është për keqardhje dhe kërkojmë urgjentisht që organi mbikëqyrës t’i përcjellë në detaje punimet”, tha Selmani.

Edhe Ragipi, një tjetër banor i zonës, e konsideron këtë segment veçanërisht të ndjeshëm, pasi bëhet fjalë për një prej akseve me qarkullimin më të madh në hyrje të Gjilanit. Sipas tij, çdo ndërhyrje në këtë rrugë kërkon planifikim të saktë, zbatim profesional dhe kontroll të vazhdueshëm të cilësisë së punimeve.

ARKATANA

Shqetësimi i qytetarëve lidhet jo vetëm me dinamikën e punimeve, por edhe me transparencën e projektit dhe përgjegjësinë institucionale për mbikëqyrjen e tij. Në projekte të infrastrukturës publike, veçanërisht në akse me ngarkesë të lartë të komunikacionit, mbikëqyrja profesionale konsiderohet një nga hallkat kryesore për garantimin e cilësisë, sigurisë dhe zbatimit të projektit sipas parametrave të përcaktuar.

Ndryshe, sipas njoftimit të Alban Hysenit, punimet po zhvillohen në kuadër të projektit “Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrugës N25.2, segmenti Bresalc – Gjilan (Hyrja Gjilan)” dhe pritet të zgjasin rreth dy muaj, me mundësi ndryshimi në varësi të dinamikës së punimeve.

Komuna ka njoftuar gjithashtu se gjatë kësaj periudhe do të ketë kufizime në qarkullim dhe në qasjen e banorëve dhe bizneseve, ndërsa qytetarëve u janë rekomanduar rrugët alternative “Pajazit Ahmeti” dhe “15 Qershori”.

Tashmë, banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të sqarojnë publikisht kush është organi mbikëqyrës i projektit, si po monitorohet zbatimi i tij dhe nëse punimet po zhvillohen në përputhje të plotë me projektin dhe standardet teknike.

Për një investim që prek një nga hyrjet kryesore të Gjilanit, qytetarët kërkojnë më shumë se asfalt dhe zgjerim rruge – kërkojnë punë të mbikëqyrur, cilësi dhe përgjegjësi institucionale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.