Fundamenti

Punimet në bulevard dhe dëgjimet buxhetore nxisin reagime në Gjilan, qytetarët kritikojnë Komunën për mungesë transparence dhe pjesëmarrje të ulët

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Punimet që po zhvillohen në bulevardin e qytetit të Gjilanit, si dhe organizimi i dëgjimeve buxhetore me qytetarët, kanë nxitur reagime kritike në rrjetet sociale, ku disa qytetarë kanë shprehur pakënaqësi për mënyrën e realizimit të projekteve dhe nivelin e përfaqësimit institucional.

Një pjesë e kritikave lidhen me punimet në bulevard, për të cilin qytetarët pretendojnë se bëhet fjalë për një projekt me vlerë të lartë financiare, ndërsa shprehin shqetësimin se në terren nuk vërehet mbikëqyrje e dukshme profesionale apo transparencë e mjaftueshme gjatë realizimit të punimeve.

Në të njëjtën kohë, reagime ka pasur edhe për dëgjimet buxhetore të organizuara nga Komuna e Gjilanit. Në një koment të publikuar në rrjetet sociale, përdoruesi me emrin Mysteri Shoper shkroi: “Dështim total i VV-së, mjerë Gjilani në çfarë niveli të përfaqësimit ka rënë, tmerr.”

Ndërkaq, qytetari Skender Kosova, duke komentuar pjesëmarrjen në dëgjimin buxhetor të mbajtur në Kmetoc, shkroi: “Paskan qenë nja 10 veta.”

Mobi Casa

Pakënaqësi për kohën e zhvillimit të punimeve në bulevard shprehu edhe Suad Syla, i cili komentoi: “E paske gjet muajin kur me punu, me ba kaos aty përpara.”

Një tjetër reagim erdhi nga Gagica Qazim, i cili kritikoi mbylljen e rrugëve gjatë sezonit veror, duke shkruar: “Në kulmin e ardhjes së mërgatës dhe në pikë të verës mbyllni rrugët.”

Komentet e mësipërme përfaqësojnë qëndrimet e autorëve të tyre të publikuara në rrjetet sociale dhe pasqyrojnë reagimet e një pjese të qytetarëve lidhur me punimet infrastrukturore dhe procesin e dëgjimeve buxhetore. Deri më tani, Komuna e Gjilanit nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre kritikave./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.