Uji Dea

Punimet e ngadalësuara në rrugën Livoq i Ulët e bëjnë këtë fshat me “lum”, zhgënjim e revoltë e madhe e banorëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kemajl Jakupi banor i fshatit Livoq i Ulët ku edhe po zhvillohen punimet në magjistralen Gjilan – Ferizaj thotë se jemi shumë të dëshpëruar me këtë situatë kaotike. Votuam për ndryshim mirëpo si duket e kemi mashtruar vetën sepse po duket puna e Alban Hysenit. Nuk e di çfarë i patëm borxh që na bëri këtë kaos Alban Hyseni thotë i zhgënjyer Jakupi.

Punimet e ngadalta dhe pa ndonjë kriter profesional ka bërë që rruga në Livoq të Ulët ku edhe po zhvillohen punimet të shndërrohet në lum.

Edhe pse kjo rrugë nuk menaxhohet nga komuna banorët e këtij fshati kanë hedhur akuza të shumta mbi Alban Hysenin.

“Askush nuk e di nga banorët e fshatit se çfarë po ndodhë sepse kryetari nuk ka ardhur ende në fshat për të parë punimet. Janë disa zëra se edhe pas këtyre punimeve ne nuk do kemi trotuar dhe ndriçim sepse projekti ka devijuar. Vërtet jemi në hall sepse rruga alternative që kalon nëpër fshat ka filluar të dëmtohet nga kamionët e rëndë që po kalojnë duke i ikur rrugës kryesore” thotë Kemajl Jakupi për rajonipress.

KV

Jakupi thotë se me i tregue dikujt që kështu është gjendja e rrugës nuk i besohet.

“Me i tregue dikujt nuk e beson, jemi shumë – shumë të dëshpëruar si banorë të fshatit Livoq i ulët, votuam për ndryshim mirëpo e kemi mashtruar vetën. Nuk e di çfarë i patëm borxh Alban Hysenit që na bëri këtë” tha Fadil Jakupi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.